Sihariq! Enno përmbyll planin e shpëtimit kombëtar – CNA
Connect with us

Satire Politike

Sihariq! Enno përmbyll planin e shpëtimit kombëtar

Publikuar

-

Dje nuk ishte një ditë e zakonshme. Enno u zgjua gjithë hare. Teksa rruhej vershëllente para pasqyrës dhe kur mbaroi i shkeli syrin vetes, pastaj dy lapra përkedhelëse u ngjeshi faqeve të lëmuara nga brisku i hollë.

Hëngri një mëngjes të plotë, një gotë qumësht, dy feta bukë me reçel e gjalpë dhe më pas rrufiti një kafe të bërë me hazërllek të madh. Në ashensor këndonte gjithë nur e shend, “çuni i vogël do llokum, do llokum” e kështu e gjet veten në rrugë gjithë krahë.

Ndryshe nga heret e tjera kur mahmurllëku e nursesllëku e ndanin nga njerëzit, dje ndalej e ngjatetonte njerëzine. Përqafonte fëmijët, u mbante trastat pleqve e shumë gjeste të tjera mbresëlënëse. Shkallët e selisë i bëri me sportivitet dhe mbi të gjitha i qeshur. Përshendeti dezhurnin të cilit për mbi tre muaj as i hidhte shikimin.

Ai u zu në befasi. Tha me vete zoti është i madh, bën mrekullira, ja djalit i ktheu gojën.

Ne korridor gjet Doniken, pastruesen të cilës i tha gjithë solemnitet, “Mbahu! Shqipëria do të bëhet përsëri zonjë”. Edhe ajo e ngrata u befasua. Rreze mirësie po mbështillnin gjithë selinë.

Aty nga ora 11:00 mblodhi gjithë njerëzit e rëndësishëm që ka nën hyqem dhe ju mbajti një fjalim të ngrohtë si simit i sapo dalë nga furra.

“Ju që keni besuar gjithmonë tek unë, ju që më keni ndjekur në ditët e zymtësisë dhe heshtjes, ju që dilemat e mia i keni quajtur me të drejtë dilema të partisë e te atdheut, ju që tek unë e kishit hipotekuar besimin për të ideuar një plan të shpëtimit kombëtar, ju jeni heronj të vërtetë, nuk jam unë, besimi juaj ishte forca ime, forca juaj ishte frymëzimi im, nevoja juaj ishte ritmi im.”

LEXO EDHE:  “Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Me solemnitet hapi sirtarin dhe nxori një dosje me plot 1000 faqe dhe tha “Këtu është plani që e bën PD-në të madhe, fituese dhe Vatanin e fut në udhën e mbrothësisë e të progresit.”

Një duartrokitje mbushi ajrin. Kërshëria i shtyu të pranishmit të bën një lutje të pavend. Na e lexo Enno i thanë.

Ai papritmas u ngrys. “Jo bijtë e mij tha. Tani ky do të mbyllet këtu në kasafortë dhe do të ruhet nga disa roje besnike të Strazos se vetëm ai jep garanci për rezistencë, të armatos nëse vijnë këtu hafijet e Edi Ramës.”

Heshtja pllakosi si mynxyrë. Por, Enno mblodhi veten e tha: “vazhdoni të kini besim. Misteri i besimit ju bën më të çmuar në sytë e mi. Ju e dini që Salianji pasi na solli “Babalen” ka rënë në delir dhe blasfemoi kundër meje e planit të shpëtimit përsëri. E dëgjuat se Aldo Bumçit po i bëjnë monument në Lezhë?

Grida gjithashtu kërkon që fytyra e saj të stampohet në logon e PD. Pra, këto janë momente të turbullta e delikate. E nëse ata me vjedhin planin, mundin e jetës, kësisoj më rrëmbejnë vendin në histori dhe nderet që më takojnë prej saj.”

U lehtësuan të gjithë. Ah edhe një porosi tha.” tani për tani Lulit asnjë fjalë. Ai do trokasë vetë në derën time.”

Pastruesja lumturua…ajo e di që Enno e ka zemrën e madhe dhe në një muzg bashkë me planin në dorë do hyjë në zyrën e liderit dhe ai përqafim do jetë ora e kthesës së madhe.

Pastaj le t’ju bjerë pika Salianjit, Gridës, Pampurit, Agron Shehajt, e të tjerë rishtarëve që desh i thyn shpirtin me xhelozi e ligësi. E mira triumfon mbi të keqen./Satire politike-CNA.al

Aktualitet

Rama nuk ndalet/ Sërish hit në rrjetet sociale

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama njihet për mënyrën ekstravagante të të veshurit, madje aq sa ka thyer edhe protokollin nëpër takime zyrtare.

E nisi që nga çorapet me ngjyrë, kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës dhe vijoi me kravatat me dizenjo nga më të çuditshmet.

Epo domosdo Rama është diplomuar për piktor dhe duhet ta tregojë, se ka shpirt artisti.

LEXO EDHE:  “Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Por, pasi u tërhoqi vëmendjen gjithë liderëve botërorë me atletet e tij, Rama është bërë sërish hit në rrjetet sociale.

Së fundmi hit janë bërë çitjanet, që ai ka veshur gjatë një aktiviteti ditën e sotme.

Veshjes së Ramës sot i shkon për shtat vetëm një shprehje, kur një njeri nuk është i zoti për punën, tregon gunën për të shpërqendruar vëmendjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Ekskluzive-Foto lajm/ Grida përpin me vështrim Baba Mondin

Publikuar

-

By

Një vështrim i thellë ashtu me plotë kuptim, me forcën e saj, me mendimin e saj, me stërvitjen e saj, me qëndresën e saj, ajo që shikon që shikon, mendon dhe argumenton, ajo që qëndron, lufton dhe fiton, shikoni se sa e kthjellët e qartë, e thellë dhe e vërtetë është në vështrimin e saj sekretarja e Lulzim Bashës, ajo e marrëdhënieve me publikun, më e mira, stari, ylli në shkëlqim, e vetmja dhe e  veçanta dhe e padiskutueshmja dhe e pandryshueshmja, imponuesja që në thellësinë e shikimit të saj mund të gllabërojë çfarë do i ndodhet përpara.

LEXO EDHE:  “Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Këtë herë vështrimin e saj e ka tërhequr Kryegjyshi Botëror, Baba Edmond Brahimaj  , i cili pret vështrimin e Gridës, që duket aq i thellë dhe misterioz dhe i përgjigjet duke folur në telefon, me cepin e syrit të tij.

Shikoni se magjike, sa i vërtetë, sa i thellë dhe sa i fortë është vështrimi i Grida Dumës./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video/ Rrjeti tallet me Grida Dumën

Publikuar

-

By

Deputetja e listës së Bashës, Grida Duma disa ditë më parë, gjatë një takimi të zhvilluar me disa të rinj të Durrësit ka treguar se si ka arritur t’ja dalë në jetë e vetme dhe rrugën drejt suksesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Duma ka ndarë copëza nga ky fjalim, ku ka nënvizuar fort se suksesi arrihet nëpërmjet disa teknikave.

“Suksesi nuk është fat -është teknikë; është bashkimi i disa gjërave që mund të stërviten brenda teje dhe më pas fitoren nuk e sheh më në dritare, por në pasqyrë“,- është shprehur deputetja e Bashës.

Por Duma nuk është ndalur me kaq, pasi ajo ka rrëfyer se që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë, duhet të stërvitesh fort në mendje.

LEXO EDHE:  “Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Por, ndërkohë pas këtyre “leksioneve” që Grida ju ka dhënë të rinjve, në rrjetet sociale ka plasur humori. Në videon e mëposhtme tregohet sesi tallen në rrjet me deputeten e Lulit.

Për më tepër shikoni videon:

 

Grida Duma rrëfen për suksesin/ “Është teknikë, unë jam stërvitur fort“

Kë po sfidon Grida Duma?/ Drejt udhëhqjes

Nga “miqësia” me Artan Santon te historia me Tahirin/ Çfarë nuk ju tregoi Grida të rinjve

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Aktualitet22:40 - 25 Shtator, 2018

Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Ditë e veçantë kjo e sotmja në klubin e Skënderbeut. Orges Shehi ka festuar 41 vjeorin e lindjes së tij,...

Aktualitet22:30 - 25 Shtator, 2018

“Mos më bëj lojëra mua këtu”/ Fevziu debaton ashpër me ish-ministrin

Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun. Fevziu i është drejtuar Bardhit...

Aktualitet22:25 - 25 Shtator, 2018

Shokohet Bayern Munich/ Vëllai i Mario Gotzes u bën gjëmën

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë...

Aktualitet22:24 - 25 Shtator, 2018

Akuzat për lidhje me bandat/ Balla i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Show” ka folur për akuzat që kreydemokrati,...

Aktualitet22:20 - 25 Shtator, 2018

Thjesht e jashtëzakonshme/ Tifozët më të mirë në botë dhurojnë spektakël

Tifozeria është shpirti i një ekipi. Një pamje e pazakontë tifozerie futbolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë...

Aktualitet22:15 - 25 Shtator, 2018

“Shushunja politike”/ Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Bushkës

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në distancë me deputeten e Partisë Socialisite, Klotilda Bushka,...

Aktualitet22:08 - 25 Shtator, 2018

“Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Pas deklaratës të deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianji, në të cilën tha se bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda...

Aktualitet22:00 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e yllit të Milanit/ Atje luaja dy ndeshje në ditë

Frenk Kesie ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Milan TV”. Afrikani ka folur për fillimet e karrierës, por edhe për...

Aktualitet21:51 - 25 Shtator, 2018

Dhoma Amerikane kundër Bashës/ Mos trembni investitorët

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora News”, ka kërkuar që politika shqiptare,...

Aktualitet21:50 - 25 Shtator, 2018

Gjimanzet e Tiranës “pushtohen” nga lëndët narkotike

Emisioni investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme ka sjellë në vëmendje  problemin e shitjes së drogëravce pranë gjimnazeve në Tiranë. Në...

Aktualitet21:40 - 25 Shtator, 2018

“Masakër” në Korçë/ Ja si arbitrat njollosën ndeshjen

Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në javën e pestë. Skënderbeu-Tirana 1-1, edhe pse një ndeshje pa tifozë dhe jo me ndonjë...

Aktualitet21:32 - 25 Shtator, 2018

“Deri tani i kemi toleruar”/ Biletë urbani edhe për të miturit

Shoqata e Transportit Urban ka dhënë vendimin se edhe fëmijë do të paguajnë biletën e udhëtimit, në autobus, me të...

Aktualitet21:26 - 25 Shtator, 2018

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Edhe mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” referuar denoncimit të para disa ditëve të CNA.al ka prekur çështjen e kompanisë së...

Aktualitet21:20 - 25 Shtator, 2018

Garon për skuadrën e Shumakerit/ Piloti shqiptar rekord në Formula 4

Sezoni në Formula 4 përfundoi në mënyrën më të mirë për pilotin shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli. Djaloshi 18-vjeçar, edhe...

Aktualitet21:10 - 25 Shtator, 2018

Skandali me tatimorët në “Fiks Fare”/ “Duam 500 mijë lekë, ta mbyllim këtë çështje”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare” është denoncuar një skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë. Një video e publikuar...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

Mourinho e turpëron keq para shokëve Pogban/ Nuk do të jesh më…

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

“Goditja e oligarkëve”/ Shehaj: Ata që kanë ç’fshehin duhet të tremben

Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Top...

Aktualitet20:42 - 25 Shtator, 2018

“Lum PS-ja që të ka në opozitë ”/ Fiks Fare “masakron” Bashën

Moderatorët e emisionit “Fiks Fare” kanë ironizuar deklaratën e djeshme të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili nga studio...

Aktualitet20:41 - 25 Shtator, 2018

Ndodh çmenduria në Gjermani/ Ja çfarë goli shënohet në minutat e fundit të ndeshjes

Në Gjermani është shënuar një gol i çmendur. Koln ka fituar 2 me 1 ndaj Ingolstadt në ndeshjen e vlefshme...

Trending

Read previous post:
Alarmon zyrtari i lartë gjerman/ Shqipëria e “mbytur” nga korrupsioni

Zyrtari i lartë gjerman Christian Lange,  ka dhënë alarmin se  Shqipëria rrezikon çeljen e negociatave me BE –në, për shkak...

Close