Salianji mërzitet me popullin e Lezhës! – CNA
Connect with us

Satire Politike

Salianji mërzitet me popullin e Lezhës!

Publikuar

-

Pas triumfit dhe të jetuarit si hero, aso ditësh kur “Babalja” venerohej si Krishti, Salianji ka ca qejfmbetje e mërzitira!

E para fakti se prokuroria mund ta nxjerre te stisur aktin e “Babales” sikur e ka zhytur në të thella. Jo se ai zakonisht nuk bie kur të gjithë e dinë që të menduarit dhe Salianji janë e njëjta gjë, por kësaj here alegria dhe buzëqeshja sikur janë të kripura me pak limonti.

Ai druhet se atje në prokurori do i vënë ndonjë grua për ta shantazhuar e kërcënuar, kur në fakt ai do të duronte me stoicizëm hurin e ndonjë prokurori dorërëndë e tahmaqar në kërkim të vërtetash.

Po nejse ai e di që G.D. me lotët e saj do ja djegë mikrobet dhe ku të jenë barërat më të mira do ja ngjeshë për shpinë. Gjithsesi mes pezmit dhe sakrificës zhytet në mendime.

Sikur te mos mjaftonte as ky trazim, nga Lezha ja behu lajmi se Aldo Bumçit do ti bëhej një monument dhe për këtë ishte caktuar si kryetar i komitetit qytetar për të mbledhur ofertat dhe studiuar me hollësi projekt-propozimet vetë Salvador Kacaj, sportist i njohur nga ajo zonë, i cili ka admirim të thellë për verbin dhe mendimin intelektual e politik të Aldos.

Gjunjtë e lëshuan, mornica si korrent i preken kurmin, shikimi ju err, frymëmarrja ju rëndua, por si gjithmonë në këso rastesh, thirri në ndihmë racionalizmin, ashtu si e ka këshilluar themeluesi i Universitetit të Labinotit, kur ky menaxhonte mejhanen e tij të madhe.

Arsyetoi! Aldo vërtetë është figurë e shquar, tre herë ministër, katër herë deputet, e po kaq herë mund të bëhet prapë se Lezha si ai nuk gjen kurrë, por prapë heroizmin dhe ngjarjet e mëdha në skenën e PD-së i solla unë.Ndaj demokratët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë, përfshirë dhe lezhjanet këtë devocion duhet të kenë ndaj meje.

Kasten, Edi Rama vu në qafë të thanës statujen si sfinks te Nene Terezes, psheretiu. “Ai e paskesh parashikur rritjen dhe investimin tim në histori.”

Xheloz e smirzi siç është, zuri atë vend në bash të vendit në mënyrë që të bllokonte perspektiven time monumentale. Raftë mbi te tha gjithë zemërimi i G.D. Por , nuk u dekurajua.

Së shpejti do shkojë në Korçë dhe fshatrat përreth për të testuar në ka gadishmë dhe ndjeshmëri për nji hap të tillë. Korça e ka tradite monumentalizmin. Ajo, bijtë e saj më të mirë i derdh në bronx dhe i vendos në zemër të qytetit në mënyrë që femijët të rriten me shembuj idealizmi e patriotizmi.

Sikur të le mustaqet, tha si Themistokli Germenji dhe shtegu i ballit i ndriti sepse në atë lulishte mund të rrinë dy.

Por, gëzimi zgjati pak…një si re e zezë ju shfaq në fytyrën e tij plot shiaharete e ashikllëk!

Po sikur në perballjet me Ennon ai të më thotë “të dh… mustaqet” ç’të bëj!? Një të tillë zezone e lanë veç dueli bash aty në oborr të Selisë.

Imagjinata se la rehat. Po a mund të luftojë mendoi nëse G.D. nën presionin e dhimbjes shfaqet në dritare lotonjëse?

A mos më priten krahët dhe Enno më vë shqelmat mbi kokë? Desh u zalis. E braktisi idenë e mustaqeve për gjithmonë. Por ideja që tani e tutje do kemi dy Aldo, një të vërtetë, e një në Bronx, i kalli zjarrmi të madhe.

Monumenti im do të ngrihet tha. “Më e veshtirë ishte që ai të skalitej në zemrën e G.D.-së, sesa në një palo qytet provincial. Do të skalitet siç është fytyra ime në imazhet e G.D.-së”, mendoi dhe u përhumb duke gjerbur sherbet dhe ëndrra heronjsh./ Satire politike-CNA.al

Aktualitet

Foto- “Ngelësa ju pres në zyrë për bisedime”/ Studentët thyejnë rrjetin

Publikuar

-

By

Prej gjashtë ditësh studentët e universiteteve publike vijojnë të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, në të kundërt kanë paralajmëruar se protesta do të përshkallëzohet, deri në grevë.

Por me sa duket përveç qëndresës para Ministrisë së Arsimit, studentët kanë gjetur dhe një mënyrë tjetër për të dëgjuar zërin e tyre.

Atë nëpërmjet parullave të frymëzuara nga memet aq të përdorura në rrjetet sociale. Ironike, sarkastike, atdhetare, në shqip apo në anglisht memet janë shpërndarë në të gjithë rrjetin për t’u kthyer në virale. Ja disa prej tyre.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Protesta e studentëve, plas humori në rrjet/ Si tallen me Lulzim Bashën

Publikuar

-

By

Edhe pas plotësimit të kërkesës për heqjen e tarifës për provimet e mbartura, studentët nuk ndalojnë protestën deri nëplotësimin edhe të kërkesave të tjera.

E ndërsa ata protestojnë, në rrjet ka plasur humori dhe memet.

Humorit në rrjet nuk i kanë shpëtuar figura të ndryshme të politikës, që nga kreu i PD, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, ministrrja Lindita Nikolla, apo edhe kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video/ Kur Fahriu ushqehet me duar

Publikuar

-

By

CNA.al sot po sjell një video ekskluzive, ku do të shikoni një anë të panjohur të Fahri Balliut. Ndërkohë që më parë kemi sjellë video ku Fahriu ha paçe dhe pilaf, sot po sjellim një tjetër ku Fahriu ushqehet me duar.

Ndoshta kur ha me duar Fahriut i shtohen energjitë për të bërë pazaret e radhës me Ramën.

Fahri Balliu, i cili dikur i thurte lavde Enver Hoxhës, tashmë është bërë “mik” për kokë me Edi Ramën.

Madje edhe me Lulin nuk i ka keq punët, përderisa i bëri edhe djalin deputet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Aktualitet13:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët shtojnë një pikë tjetër në listën e kërkesave

Studentët vazhdojnë protestat para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesës, së cilës i është shtuar...

Aktualitet13:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta në rrethe/ Bllokohen hyrjet e disa qyteteve

Stuentët kanë bllokuar hyrjet e shumë qyteteve në shenjë protestë për plotësimin e tetë kërkesave që i kanë paraqitur Ministrisë...

Aktualitet12:55 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Berat/ Gjimnazistët dalin në mbështetje të studentëve

Gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në qytetin e Beratit kanë dalë për të protestuar ndaj ligjit për arsimin e...

Aktualitet00:17 - 12 Dhjetor, 2018

Si e ndihmuan Nikla Teslën në shpikjet e tij, sëmundja mendore dhe haluçinacionet

Nga Helen Flatley Nikola Tesla, është një nga shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirënjohur të historisë, një shpikës pjellor që...

Aktualitet21:18 - 11 Dhjetor, 2018

Sulm terrorist/ Humb jetën një person, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Strasburgun qendror, në lindje të Francës. Sipas mediave të huaja, kjo ngjarje është...

Aktualitet20:24 - 11 Dhjetor, 2018

Foto/ Ja si po e shijon lirinë në Hungari Nikola Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është fotografuar duke shëtitur rrugëve të Hungarisë. Sipas mediave maqedonase nuk dihet ende se kush e...

Aktualitet19:43 - 11 Dhjetor, 2018

Ngrihet KLP/ Këta janë gjashtë prokurorët e zgjedhur

Prokurorët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se anëtarët...

Aktualitet18:18 - 11 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLP/ Zbulohen emrat e fituesve

Janë zgjedhur tre anëtarët e shkallës së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Pjesë e KLP do jenë Besnik...

Aktualitet14:33 - 11 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve në Shkodër/ Tani kanë kërkesa të tjera

Pas aprovimit të pikave nga ana e universiteteve të qytetit të Shkodrës, studentët kanë ngritur kërkesa të reja. Ata kanë...

Aktualitet13:22 - 11 Dhjetor, 2018

Të moshuarit në protestë/ Me pankarta përkrahë studentëve

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i janë bashkuar edhe të moshuarit. Duke mbajtur pankarta në...

Trending

Read previous post:
Trump: Do ta çarmatosim Korenë e Veriut nga armët bërthamore

Në një marrëveshje të nënshkruar të martën në Singapor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, "ritheksoi angazhimin e...

Close