Pse të gjithë po vrapojnë pas vajit të farave të zeza? – CNA
Connect with us

Life Style

Pse të gjithë po vrapojnë pas vajit të farave të zeza?

Publikuar

-

Vaji i farave të zeza është përdorur që në qytetërimin e lashtë greko- romak dhe njihet për vetitë e tij çudibërëse. Përbëhet prej më shumë se njëqind substancash të ndryshme dhe përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 21% albuminë dhe shumë mikroelementë të tjerë.

Përpos faktit që forcon zemrën, sistemin imunitar, rigjeneron lëkurën dhe stabilizon sheqerin në gjak, së fundmi njerëzit po e përdorin për një tjetër arsye madhore, për të rënë në peshë.

Blogere të shumta kanë treguar se ky lëng magjik ka bërë mrekulli me to. Disa kanë preferuar ta marrin në kapsula e të tjerë e kanë përdorur në gatim. Duhet thënë që vaji do t’jua prishë disi shijen pjatave tuaja, shumë shprehen se ka një aromë jo fort të këndshme, por ia vlen barra qiranë. Ekspertët thonë se nëse alternoni ushtrimet fizike me vajin në fjalë, pra e bëni pjesë të dietës suaj ushqimore rezultatet do të jenë pozitive.

Specialistët shprehen se vaji i farave të zeza ndihmon në rënien në peshë për shkak të antioksidantëve të shumtë që përmban, fibrave, mineraleve dhe vitaminave. Vaji do të stimulojë tretjen, ndaj do të ndiheni më pak të fryra dhe zona problematike e fundit të barkut do të duket estetikisht më mirë.

Nuk sugjerohet të konsumoni më shumë se 2 lugë gjelle vaj në ditë dhe mundësisht ta përdorni në sallate, supë, etj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Më në fund!/ Modelja shqiptare na prezantoi për herë të parë të bijën

Publikuar

-

By

Para 1 muaji modelja e njohur shqiptare Andonia Dobi u bë nënë për herë të parë.Pas lindjes së vajzës ajo ka postuar disa herë foto me vogëlushen, por pa e treguar fytyrën e as emrin e të voglës.

Menjëherë pas lindjes duket se modelja  ka nisur pushimet bashkë me vogëlushen në Itali e gjatë kësaj kohe nuk ka rezistuar pa postuar momente me të bijën dhe sot për herë të parë Andonia ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku duket fytyra e vajzës.

Edhe pse me shumë filtra dhe teksa fle në krahët e Andonias, vogëlushja duket se ka një portet të ëmbël dhe ëngjëllor.

 

LEXO TE PLOTE

Life Style

Kujdes!/ Sëmundja e së ardhmes do jetë teknologjia

Publikuar

-

By

Varësia nga teknologjia, nga interneti dhe smartphone, janë sëmundjet mendore që do të jenë më të përhapura në dhjetëvjeçarin e ardhshëm në nivel botëror.

Kështu bën të ditur një raporti i Kongresit Botërore të Psikiatrisë dinamike.

Sipas këtij raport përdorimi i tepërt i teknologjisë mund të sjell çrregullimet nervore, si dementia apo amnezia. Në rritje janë problemet psikologjike, me 10% në vitet e fundit, ku përveç kequshqyerjes është dhe depresioni si pasojë e stresit.

“Duke analizuar patologjitë e të ardhmes në nivel botëror, del në pah se shoqëria aktuale është e karakterizuar nga një formë e industrializmit postmodern që është në dëm të cilësisë së jetës, dhe gjeneron pasoja patologjike. Duhet të angazhohemi të gjithë se si të përballojmë në të ardhmen dhe ta përmirësojmë”, thotë Vera Slepoj, psikiatre.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Michael Jackson nuk ka vdekur?

Publikuar

-

By

Fansat e Michael Jackson pretendojnë se ai nuk ka vdekur, e se vdekja e tij është një inskenim i parashikuar nga The Simpsons.

Në vitin 1991, Mbreti i Pop-it, i cili vdiq në vitin 2009 ishte i ftuar tek seriali tejet popullor, në një episod të quajtur Stark Raving Dad dhe disa besojnë se pikërisht kjo seri ishte një shenjë për inskenimin e vdekjes së tij.

Në këtë episod, Homer dërgohet gabimisht në një institut të shëndetit mendor ku ndan të njëjtën dhomë me një person të quajtur Leon Kempowsky, i cili pretendon se është Michael Jackson.

Bart përhap lajmin për të ftuarin e famshëm në familjen Simpson dhe turma njerëzish rrethojnë shtëpinë e tyre.

Por shumë shpejt zbulohet se gjithçka ishte një mashtrim dhe nuk kalon shumë kohë që historia të pushtonte faqet e gazetës, me titull kryesor “Mashtrimi i Michael Jackson”.

Të apasionuarit pas teorive të konspiracionit tani besojnë se ky episod ishte në fakt një parapërgatitje për mashtrimin që do të bëhej në rastin e vdekjes së tij.

Përgjatë viteve, The Simpsons kanë parashikuar disa prej ngjarjeve më të mëdha në botë, si vdekja e gorillës Harambe, sulmet e 11 Shtatorit, apo skandalin e mishit të kalit etj.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, Michael Turegano, një superfans i Michael Jackson, i cili prej 8 vitesh ka hetuar vdekjen e tij, beson se këngëtari është ende gjallë dhe se episodi i The Simpson ishte mesazh për fansat e tij.

“Michael donte të linte gjithçka pas dhe të largohej. Seritë e The Simpsons dinë shumë gjëra që do të ndodhë në të ardhmen. Ata e dhanë këtë mesazh qëllimisht”, tha ai.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:24 - 25 June, 2018

Policia mbron kriminelët/ “Shpërthen” ish ministri

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar policinë shqiptare, se po mbron kriminelët. Këtë deklaratë ai e lidh me...

Aktualitet15:22 - 25 June, 2018

Ironia e Gjekmarkajt: Bubullimat e Qershorit, si do shembim Teatrin dhe do sjellim 600 mijë sirianë

Diku në sfond dëgjohet kënga e Jovanotti-t “Baciami ankora -Më puth përsëri”! Vargu “un bellissimo spreco di tempo, una impresa...

Aktualitet15:13 - 25 June, 2018

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Nga Andi BUSHATI *Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar...

Aktualitet15:07 - 25 June, 2018

Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet...

Opinione15:03 - 25 June, 2018

“Mushkonjat” e opozitës pickojnë mafian

Nga Zef ZEFI *Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë si të implikuara...

Bota15:03 - 25 June, 2018

Të krishterët përplasen me myslimanët/ Dhjetra të vdekur

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën në Nigeri, si pasojë e luftës civile ndërmjet dy komuniteteve kryesore në vend....

Aktualitet14:47 - 25 June, 2018

Mashtruan qytetarët për Tramin/ Dyshja Rama-Basha kapen duke gënjyer

Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Nuk...

Aktualitet14:40 - 25 June, 2018

Analizë/ Maradona komplimenton Anglinë,por “Pancerat”…

 Diego Armando Maradona ka nisur karrierën e tij si analist për kanalet televizive dhe po jep opinionet e tij të...

Bota14:35 - 25 June, 2018

U kapën me drogë/ Shqiptarët dënohen me 18 muaj burg

Policia franceze ka vënë në pranga 2 shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike. Atyre iu gjetën 300 gr heroinë, 90...

Kryesore14:30 - 25 June, 2018

Taulant Balla në panik/ Fshihet nga gazetarët?

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit. Në...

Aktualitet14:20 - 25 June, 2018

Reina flet si “djall” / Gati ta rikthejmë Milan-in sërish në majë!

 Pepe Reina nënshkroi disa ditë më parë me skuadrën e Milanit, pavarësisht se nuk i është premtuar një vend titullari....

Aktualitet14:17 - 25 June, 2018

Skandal- Biblioteka “noton” nën ujë/ Shpallet gjëndja e emergjencës

Shiu i 23 qershorit në Tiranë, ka prekur edhe Bibliotekën Kombëtare. Mësohet se është përmbytur kati i parë dhe katet...

Kronika14:11 - 25 June, 2018

Do të merrte “Toyotën” me miliona euro/ Në pranga biznesmeni

Katër persona kanë rënë në pranga lidhur me Toyotën me miliona euro që u kap dje në Durrës. Fax News...

Kronika13:59 - 25 June, 2018

Falsifikonte pasaporta/ Arrestohet 44 vjeçari

Policia e Matit ka vënë në pranga shtetasin Afrim Brahimi 44 vjeç. Brahimi ishe dënuar me 6 muaj burg nga...

Aktualitet13:57 - 25 June, 2018

Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD kujton kanunin, ironizon Ballën  

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi shumë reagime me deklaratën e tij të fortë...

Aktualitet13:52 - 25 June, 2018

“Babales” i rrezikohet jeta?/ Policia kërkon “kokën” e Albert Veliut

Skandali i publikuar nga selia e PD-ës, mbetet ende mister. Është i përfshirë apo jo në trafikun e drogës në...

Aktualitet13:35 - 25 June, 2018

Lehtësite fiskale për agroturizmin/ Peleshi jep lajmin e mirë

“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë...

Aktualitet13:30 - 25 June, 2018

Video-Policia e Korçës në aksion/ Pesë persona në pranga

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë rrugore të qarkut të Korçës, për drejtim të parregullt të automjetit. Policia...

Aktualitet13:22 - 25 June, 2018

Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të forta të kreut të PD, Lulzim Basha,...

Politikë13:17 - 25 June, 2018

Salianji “kërcënon” me dosje Spiropalin

Ish drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali, ka debatuar me deputetin e opozitës Ervin Salianji. Ky i fundit ka devijuar punimet...

Aktualitet13:10 - 25 June, 2018

Skandali “Xhafaj”, dështon audio-përgjimi/ Arta Marku thërret urgjent grupin hetues

Skandali “Xhafaj”, ka   nxjerrë në udhëkryq Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Audio-përgjimi, i cili ishte dërguar për ekspertim në Itali,...

Politikë13:05 - 25 June, 2018

Vlahutin: Asnjë kusht nga BE për negociatat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka dhënë një deklaratë për negociatat dhe refugjatët. Sipas saj, BE nuk...

Ekonomi12:50 - 25 June, 2018

Brookings Institute: Metropolet garantojnë rritje ekonomike

Zonat urbane kontribuojnë me gjysmën e prodhimit botëror Sot më tepër se gjysma e popullsisë në botë jetojnë në zona...

Kronika12:50 - 25 June, 2018

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba drejtuesit e mjeteve

Policia e Korçës ka vijuar aksionin për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Pas kontrolleve në të...

Kryesore12:46 - 25 June, 2018

Deklarata e fortë e Bashës/ Ja çfarë i lidh Xhafajn, Ballën dhe Veliajn?

Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit ka sjellë reagime të forta në skenën politike. Në një prononcim...

Aktualitet12:28 - 25 June, 2018

Punëtorët e Veliajt si breshka/ Tre ditë për 50 m rrugë (Foto + video)

Bashkia e Tiranës po vijon punimet në një segment të shkurtër rrugor afro 50 m, pranë Gjykatës së Krimeve të...

Aktualitet12:26 - 25 June, 2018

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në krah të Tahirit”/ Zbulohet dhurata për Sokol Binaj

Ish-Ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri, duket se i ka ndarë gjyqtarët dy kampe.  Të paktën ky është perceptimi i opinionit...

Kryesore12:10 - 25 June, 2018

Plas skandali/ Taulant Balla garant i 3.4 milion eurove?

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit, duke...

Trending

Read previous post:
Stoltenberg: Zgjidhja e çështjes së emrit e hap rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s

Marrëveshja e arritur mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit e hap rrugën e vendit drejt NATO-s. Këtë e...

Close