Prokuroria ngre aktakuzë për bashkim me organizata terroriste – CNA
Connect with us

Aktualitet

Prokuroria ngre aktakuzë për bashkim me organizata terroriste

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme e Kosovës, ngriti aktakuzë kundër një shtetasi të Kosovës nën dyshimet për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”.

Radioja “Zeri i Amerikës” raporton seSipas aktakuzës i pandehuri, me 26 maj të vitit 2017 “me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që t’u bashkohet organizatave ushtarake në Siri”.

Në njoftimin e prokurorisë në të cilin i akuzuari identifikohet si R.D. thuhet se “pas shkuarjes së tij në Republikën e Turqisë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë”.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në pranverën e vitit 2015 parlamenti i Kosovës miratoi një ligj që parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës.

Që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme. Rreth 120 syresh janë thyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me atë me të cilën janë përballur.

Rreth 200 veta janë arrestuar ose hetuar dhe mbi 50 veta janë dënuar deri tash për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Shifrat e përafërta zyrtare flasin se në Lindjen e mesme edhe më tej ndodhen 140 veta nga Kosova nga të cilët 75 luftëtarë dhe 38 gra e 27 fëmijë. Rreth 60 veta kanë humbur jetën në Lindjen e Mesme.

Aktualitet

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Publikuar

-

By

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sot tre anëtarë të grupit kriminal “Bajri”, do të përballen me Krimet e Rënda. Bëhet fjalë për Ismet Idrizin, të arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, të arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar gjithashtu në Tiranë.

Ndërsa dje u dha masa për gjashtë anëtarët e e tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz”.

Dje Krimet e Rënda kanë lënë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.

Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë. Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Publikuar

-

By

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit 2017-2018. Mesfushori kroat u pasua nga Cristiano Ronaldo, ndërsa i treti u pozicionua Mohamed Salah.

Duhet pasur parasysh se Modric u zgjodh pas shqyrtimit të votave të kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha kombëtareve që aderojnë në FIFA-a, nga pesë kontinente, plus një grupi gazetarësh dhe tifozësh në internet.

Secili kapiten dhe trajner kombëtareje zgjedh tre lojtarë, duke i dhënë pesë pikë atij që e nominon për vendin e parë, tri pikë për vendin e dytë dhe një pikë për vendin e tretë. Në bazë të një votimi të tillë, kapiteni i Kroacisë mori 29.05% të totalit të votuesve, i ndjekur nga CR7 me 19.08% të votave dhe Mohamed Salah me 11.23% të votave.

Bie në sy se Lionel Messi, ylli i Barcelonës, renditet i pesti në një klasifikim të përftuar në bazë të votave, me 9.81%, pas “podiumit” finalist (Modric-Ronaldo-Salah) dhe “adoleshentit” francez të PSG-së, Kylian Mbappe. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Publikuar

-

By

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa e Blerim Shullazit, i cili ka deklaruar se është sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela.

Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.
Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Aktualitet22:46 - 24 Shtator, 2018

Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin “Open” në Top Channel  është shprehur se oligarkët që po zhvatin...

Aktualitet22:29 - 24 Shtator, 2018

Akuza të rënda nga trajneri i madh/ Messi dhe Ronaldo nuk kanë respekt

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti. Të dy...

Aktualitet22:26 - 24 Shtator, 2018

“E kam bërë njëherë atë akt”/ Xhafaj flet për dorëheqjen

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në “Real Story” në Vizion Plus ka folur edhe në lidhje me dorëheqjen...

Aktualitet22:20 - 24 Shtator, 2018

Platforma antimafia/ Basha tregon çfarë sekuestron ligji

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sqaruar platformën...

Aktualitet22:05 - 24 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ E fiton ky futbollist

Luka Modric ka mposhtur konkurrencën e Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah duke u shpallur Lojtari i FIFA-s për vitin 2018....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Fotolajm- Berisha dhe Rama “thyejnë” Bashën/ Kryeopozitari braktiset nga qytetarët

Mbrëmjen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, në Top Channel....

Aktualitet21:59 - 24 Shtator, 2018

Sa grupe kriminale ka në Fier?/ Xhafaj jep përgjigjen qesharake

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në Vizion Plus është pyetur se sa  grupe kriminale...

Aktualitet21:52 - 24 Shtator, 2018

Ky është përzgjedhur si formacioni më i mirë i vitit/ Thjesht spektakolar

FIFA ka zbuluar ekipin e ëndrrave të vitit. Dhe ai mund të jetë një nga më të mirët e historisë....

Aktualitet21:43 - 24 Shtator, 2018

“Ose provoji ose qepe”/ Basha sfidon Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të Eni Vasilit në Top Channel...

Aktualitet21:39 - 24 Shtator, 2018

“E pranoj ishte vit i errët”/ Fatmir Xhafaj thumbon Tahirin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një intervistë në “Real Story” në Vizion Plus është shprehur se kriminel ka pasur...

Trending

Read previous post:
Nikolla e fajësoi për daljen e testit të maturës/ Reagon deputeti i PD

Pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, lidhur me daljen e testit të matematikës së maturës shtetërore, ka reaguar edhe deputeti...

Close