LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në pranga një 39-vjeçar/ Procedohet penalisht doganieri në Qafë Thanë

13 Qershor 2018, 10:32, Kronika CNA
Në pranga një 39-vjeçar/ Procedohet penalisht doganieri në

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korcës, si dhe është proceduar penalisht një tjetër person, me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ferdinant Mehmeti, 39 vjeç, banues në Pogradec.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Sh, 54 vjeç, banues në Tiranë me detyrë doganier në PKK Qafë Thanë.

Pasi më datë 13.06.2018, në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip ?Benz? me targa AA119AT, në pronësi të shtetasit Ferdinant Mehmeti, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 120 litra naftë dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë të cilat dyshohet se i ka futur kontrabandë nga PKK Qafë Thanë.

Shtetasi A.Sh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenet 172, 174 dhe 248 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga