Intesa San Paolo Bank përfshihet në skandal/ Hidhen në rrugë punonjësit pa paralajmërim – CNA
Connect with us

Aktualitet

Intesa San Paolo Bank përfshihet në skandal/ Hidhen në rrugë punonjësit pa paralajmërim

Publikuar

-

Mbi 70 punonjës të ish -“Veneto Bankë”, sot “Intesa San Paolo Bankë”, në Shqipëri, në mënyrë arbitrare janë hedhur në rrugë. Me anë të një njoftimi ata janë lajmëruar për pushim nga puna.

Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, nga një grup punonjësish, për të cilët askush nuk mban përgjegjësi.

Sipas tyre, për drejtuesin e “Intesa San Paolo Bank”, ligjet shqiptare nuk vlejnë, ndërsa në Itali nuk do të guxonin të nëpërkëmbnin dhe të hidhnin në rrugë punonjësit.

“Intesa San Paolo Bank” në Itali ka një vit që është në një proces bashkimi me “Veneto Bank” në Itali.
Sipas denoncuesve, janë 120 familje shqiptare të lidhura me këtë bankë dhe më shumë se gjysma e tyre hidhen në rrugë dhe askush nga “Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri nuk mban përgjegjësi.

“Drejtori i Përgjithshëm i “Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri, nuk do t’ia dijë për fatin e këtyre familjeve që kanë punuar në këtë bankë dhe që kanë marrë përsipër gjithë riskun, duke dalë rrugëve për të gjetur klientë, për të sjellë njerëzit në bankë dhe duke ditur konkurencën e ashpër nga bankat e tjera”, thuhet në denoncimin e mbërritur pranë CNA.al.

Në këto rrethana punonjësit, të cilët kërkojnë kompensim, i janë drejtuar me një letër edhe Bankës së Shqipërisë, mirëpo edhe kjo e fundit nuk ka denjuar të përgjigjet.

“Intesa San Paolo Bank” në Shqipëri së bashku me “Intesa San Paolo Bank” në Itali kanë realizuar një proces transformimi nga “Veneto Bank” në “Intesa San Paolo”. Kjo ka ndodhur në muajin janar të këtij viti, ku janë bërë intervista punonjësish, se kush janë dhe se çfarë kanë bërë dhe më pas është firmosur largimi i tyre nga puna pa asnjë paralajmërim. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Shtypi i ditës, 26 shtator 2018

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 26 shtator 2018:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Universiteti i Tiranës, ja fituesit e fazës së dytë”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shkodër, pranga në zyrë drejtorit të Hipotekës”.

“Shekulli” hapet me titullin “Ministri belg i Drejtësisë: Lufta politike vonoi arrestimin e Bajrit”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Komisioni Europian: Shqipëria të luftojë pastrimin e parave, të bëjë konfiskime”.

“Telegraf” hapet me titullin “Greqia me kufirin detar vjen deri në Karaburun”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shqipëria furnizuesi i tregut europian me kanabis”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Oligarkët: Basha, jo më në pushtet”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Presdienti Meta dje në hapjen e sesionit të OKB, shoqeruar nga ministri Bushati dhe ambasadorja Kadare”.

“RD” hapet me titullin “Antimafia, lufta me oligarkinë”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Ministri Belg: Bajraj me dy dënime, me 17,5 vite burg në Belgjikë”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Publikuar

-

By

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë.

Era do të jetë me drejtim  Verilindje, me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4  lartësi  vale 1,0  deri në 2,5 metër  në det  të hapur.

Temperaturat do të pësojnë rënie të mëtejshme.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         3/16°C
Zonat e  ulëta           8/25°C
Zonat  bregdetare   14/26°C

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

Publikuar

-

By

DASHI 21. mars – 20. prill

Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që të arrini disa konkluzione të kënaqshme në vendin e punës. Sigurisht nuk do të mungojnë tensionet dhe ngacmimet me kolegët, por nëse do të tregoheni sa më diplomatë do të adoptoni një strategji mjaft efikase për të arritur objektivat tuaja.

DEMI 21. prill – 21. maj

Do të nisë një ditë mjaft statike, e cila sjell me vete edhe disa rreziqe të sferës ekonomike. Por një investim i mirë, mund të sjellë një sërë avantazhesh për projektet tuaja të së ardhmes. Kjo e mërkurë do ju gjejë disi të lodhur dhe ndoshta do të jeni në kërkim të stimujve të rinj emocionalë.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Këshillohet që të jeni më të sinqertë sidomos në çështjet e ndjenjave. Nëse jeni në dilemë mes dy lidhjeve, mos merrni vendim pa u qartësuar mirë. Në vendin e punës, duhet të jeni më të kujdesshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Po planifikoni aktivitete të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft interesante për aktualitetin tuaj profesional. Kursejini energjitë tuaja, për angazhime më të rëndësishme, ose në të kundërt fundi i ditës do ju gjejë të shkatërruar.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta kaloni bashke me gjithë ata që ju bëjnë të ndiheni rehat. Në dashuri duhet të jeni sa më kurajozë. Gjeni një person që të dijë të vlerësojë edhe anën më të ndjeshme të karakterit tuaj.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ky është një moment shumë i mirë për ti treguar partnerit/es, edhe anën tuaj më emocionale. Kjo hapje do ju lejojë që të forconi raportin tuaj dhe të gjeni një intensitet të ri. Në vendin e punës duhet të jeni sa më karizmatik, por kujdes ndaj ndonjë shpenzimi të rrezikshëm.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Kjo është një periudhë ideale për të forcuar pozitën tuaj në sferën profesionale. Këshillohet që të mos ndaleni përballë pengesave të ndryshme, me të cilat do të përballeni në rrugë, shkruan noa.al. Intuita e mirë do të sjellë rezultate të mëdha.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Kjo e mërkurë parashikon konfirmime të rëndësishme në të gjitha fushat e rëndësishme të jetës. Një projekt i ri do të aprovohet pa problem dhe një histori e re mund të jetë më se e frytshme. Duhet të jeni përgatitur për të bërë një ballafaqim në familje.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do të arrini të merrni pjesë në një projekt i cili do ti japë një shtysë të rëndësishme karrierës tuaj gjatë muajve të ardhshëm. Duhet të jeni të gatshëm të çoni përpara ide dhe nisma për të rigjetur stabilitetin tuaj. Në mbrëmje, do të jeni të fokusuar tek familja dhe ndjenjat tuaja.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe relaksuese. Do të ndjeni nevojën për tu karikuar me energji dhe kjo ndoshta për shkak se gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft romantike.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e rëndësishme për të rigjetur interesin në disa çështje të së kaluarës suaj, të cilat për një sërë arsyesh i keni lënë pas dore. Mundohuni të mos humbni kohë me diskutime të kota, lidhur me negociata që janë në vijim.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Përballja me familjen tuaj ose partnerin/en, nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos nëse në qendër të diskutimit është një çështje burokratike ose ekonomike. Këshillohet që të jeni sa më diplomatë dhe të mos shfaqeni shumë agresivë

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:34 - 26 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 26 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 26 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:22 - 26 Shtator, 2018

Ndryshon moti/ Mësoni sa do jenë temperaturat për sot

Moti për ditën e sotme do të mbetet me  kthjellime e kalime  të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë...

Aktualitet08:14 - 26 Shtator, 2018

Horoskopi i ditës, 26 shtator 2018 

DASHI 21. mars – 20. prill Kjo do të jetë një javë mjaft e ngjeshur e cila do ju lejojë që...

Aktualitet23:47 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e Hoxhës/ Deputetes së PS-së i është vënë pistoleta në kokë

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel, ka lëshuar një deklaratë bombë. Hoxha i është...

Aktualitet23:35 - 25 Shtator, 2018

MIma: Paratë e vjedhura me koncesione do i kthehen shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Florion Mima gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se paratë e...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Arrestimi i Safet Bajrit/ Reagon Ministri belg i Drejtësisë

Operacioni “Oaz” i cili konkludoi me arrestimin e 11 personave, mes tyre edhe Safet Bajri është komentuar nga ministri i...

Aktualitet23:20 - 25 Shtator, 2018

Historia e rrallë e yllit anglez/ “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Nuk është e lehtë të asistosh në tërheqjen e lamtumirën e futbollistëve rreth të 35-ave apo më shumë, nga sporti...

Aktualitet23:16 - 25 Shtator, 2018

Hoxha jep alarmin/ Tregon pse Xhafaj po luan me dy karta

Gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Top Show” në Top Channel ka lëshuar akuza të forta nga policisë, e cila është...

Aktualitet23:02 - 25 Shtator, 2018

Interi duket në rrugë të mbarë/ Fiton ndaj një rivali të fortë

Inter ka fituar 2-1 ndaj Fiorentina në “San Siro” duke ndrequr fillimin e keq të kampionatit, Pasi mori vetëm katër...

Aktualitet22:54 - 25 Shtator, 2018

Referendumi në Maqedoni/ “Propaganda për bojkot, rrezik për vendin dhe rajonin”

Zv.Kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se në prag të referendumit...

Aktualitet22:40 - 25 Shtator, 2018

Ditë speciale te Skënderbeu/ Trajneri dhe ylli i ekipit festojnë ditëlindjen

Ditë e veçantë kjo e sotmja në klubin e Skënderbeut. Orges Shehi ka festuar 41 vjeorin e lindjes së tij,...

Aktualitet22:30 - 25 Shtator, 2018

“Mos më bëj lojëra mua këtu”/ Fevziu debaton ashpër me ish-ministrin

Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziun. Fevziu i është drejtuar Bardhit...

Aktualitet22:25 - 25 Shtator, 2018

Shokohet Bayern Munich/ Vëllai i Mario Gotzes u bën gjëmën

Bayern Munich ka barazuar 1-1 ndaj Augsburg, në derbin e Bavarisë, duke lënë pikë, për herë të parë në këtë...

Aktualitet22:24 - 25 Shtator, 2018

Akuzat për lidhje me bandat/ Balla i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Show” ka folur për akuzat që kreydemokrati,...

Aktualitet22:20 - 25 Shtator, 2018

Thjesht e jashtëzakonshme/ Tifozët më të mirë në botë dhurojnë spektakël

Tifozeria është shpirti i një ekipi. Një pamje e pazakontë tifozerie futbolli vjen nga Maroku. Raja Casablanca arriti të sigurojë...

Aktualitet22:15 - 25 Shtator, 2018

“Shushunja politike”/ Deputeti demokrat i kundërpërgjigjet Bushkës

Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në distancë me deputeten e Partisë Socialisite, Klotilda Bushka,...

Aktualitet22:08 - 25 Shtator, 2018

“Shihemi në gjyq”/ Deputetja e PS-së sfidon opozitën pas akuzave për pasurinë

Pas deklaratës të deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianji, në të cilën tha se bashkëshorti i deputetes së PS, Klotilda...

Aktualitet22:00 - 25 Shtator, 2018

Deklarata bombë e yllit të Milanit/ Atje luaja dy ndeshje në ditë

Frenk Kesie ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Milan TV”. Afrikani ka folur për fillimet e karrierës, por edhe për...

Aktualitet21:51 - 25 Shtator, 2018

Dhoma Amerikane kundër Bashës/ Mos trembni investitorët

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora News”, ka kërkuar që politika shqiptare,...

Aktualitet21:50 - 25 Shtator, 2018

Gjimanzet e Tiranës “pushtohen” nga lëndët narkotike

Emisioni investigativ “Stop” mbrëmjen e sotme ka sjellë në vëmendje  problemin e shitjes së drogëravce pranë gjimnazeve në Tiranë. Në...

Aktualitet21:40 - 25 Shtator, 2018

“Masakër” në Korçë/ Ja si arbitrat njollosën ndeshjen

Gjyqtarët e bëjnë “baltë” në javën e pestë. Skënderbeu-Tirana 1-1, edhe pse një ndeshje pa tifozë dhe jo me ndonjë...

Aktualitet21:32 - 25 Shtator, 2018

“Deri tani i kemi toleruar”/ Biletë urbani edhe për të miturit

Shoqata e Transportit Urban ka dhënë vendimin se edhe fëmijë do të paguajnë biletën e udhëtimit, në autobus, me të...

Aktualitet21:26 - 25 Shtator, 2018

CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

Edhe mbrëmjen e sotme emisioni “Stop” referuar denoncimit të para disa ditëve të CNA.al ka prekur çështjen e kompanisë së...

Aktualitet21:20 - 25 Shtator, 2018

Garon për skuadrën e Shumakerit/ Piloti shqiptar rekord në Formula 4

Sezoni në Formula 4 përfundoi në mënyrën më të mirë për pilotin shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli. Djaloshi 18-vjeçar, edhe...

Aktualitet21:10 - 25 Shtator, 2018

Skandali me tatimorët në “Fiks Fare”/ “Duam 500 mijë lekë, ta mbyllim këtë çështje”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare” është denoncuar një skandal me inspektorët tatimorë në Tiranë. Një video e publikuar...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

Mourinho e turpëron keq para shokëve Pogban/ Nuk do të jesh më…

Jose Mourinho i ka thënë Paul Pogba-s se nuk do të jetë më kapiteni i Manchester United teksa marrëdhënia mes...

Aktualitet20:59 - 25 Shtator, 2018

“Goditja e oligarkëve”/ Shehaj: Ata që kanë ç’fshehin duhet të tremben

Sekuestro e kompanive me kontrata korruptive është komentuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj i ftuar në emisionin “Top...

Aktualitet20:42 - 25 Shtator, 2018

“Lum PS-ja që të ka në opozitë ”/ Fiks Fare “masakron” Bashën

Moderatorët e emisionit “Fiks Fare” kanë ironizuar deklaratën e djeshme të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili nga studio...

Trending

Read previous post:
Tentativa për ta vrarë/ Siguria e “Babales” ngre në këmbë 3 institucione në Kosovë

Albert Veliu është kthyer në një nga njerëzit më të rëndësishëm për autoritet shqiptare dhe ato të Kosovës, pasi është...

Close