LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Edi Rama show” konkuron Arjan Çanin dhe Ermal Mamaqin

13 Qershor 2018, 09:03, Aktualitet CNA

Edi Rama ka filluar turin e llogaridhënies nëpër qytete. Diku flet për projektet e një qarku, diku për problematika konkrete.

Ka marrë kamerat me vete dhe transmeton live, si një emision show, a thua se po konkuron me audiencën e Arjan Çanit apo Ermal Mamaqit.

Në mënyrë arrogante ju heq mikrofonat njerëzve, ashtu siç e tha edhe vetë dje, por ndoshta nuk ka faj.

Të njëjtat gjëra dëgjon kudo, të njëjtat problematika dëgjon nga qytetarët, pra çështjet e pronave, çështjet e papunësisë, si dhe sjelljen arrogante të administratës shtetërore, të cilën Edi Rama mundohet ta zvogëlojë, duke shkuar të njerëzit ?poshtë? me disa spektakle, të cilat pothuajse konkurojnë ?Zonën e Lirë?.

Ndoshta do ishte mirë që kryeministri ynë të shkonte të premten dhe të zëvëndësonte Arian Çanin. Kështu do të shpëtonim të gjithë. Ai nuk do të ishte më kryeministri problematik i shqiptarëve.

Shqiptarët do të shpëtonin nga një kryeministër i paaftë, por ndoshta edhe Arjan Çanit do ti duhej të bënte një ?sakrificë?, dhe ti lëshonte ?Zonën e tij të Lirë? Ramës, dhe me këtë rast shpëtonim të gjithë, edhe Çani, edhe shqiptarët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga