LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon fluksi i emigrantëve/ Kapen në kufi 11 klandestinë

12 Qershor 2018, 13:28, Kronika CNA
Vijon fluksi i emigrantëve/ Kapen në kufi 11 klandestinë

Vijon fluksi i emigranteve të paligjshëm nga vendet e Lindjes.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se 11 klandestinë sirianë janë ndaluar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

Po sipas të njëjtave burime, klandestinët kishin hyrë në territorin shqiptar nga Greqia.

Mësohet se sirianet kërkuan azil politik dhe u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në kryeqytet.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia kufitare ka shtuar kontrollet përgjatë vijës kufitare me Greqinë, prej nga emigrantet depërtojnë në brendësi të fshatrave të Devollit.

Lajmet e fundit nga