LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen Mirush Kabashi: Teatri censurohet nga qeveria, jemi më keq se në komunizëm

12 Qershor 2018, 20:02, Aktualitet CNA
Shpërthen Mirush Kabashi: Teatri censurohet nga qeveria, jemi më keq

Artisti i merituar, “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi, është i ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasili, ku ka shpërthyer në akuza ndaj politikës në tërësi dhe qeverisë në veçanti.

Duke folur kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ai tha se ka censurë politike dhe ideologjike në Teatër që vendosin çfarë do të vihet në skenë e çfarë jo.

Sipas tij, “Problemi kryesor që ka arti, në mënyrë specifike, ai skenik, është ligji.

Politikën e Artit e vendos qeveria në mbledhjen e saj, drejtorët i cakton Kryeministri, bordin artistik e vendos ministri i Kulturës. Atëherë a ka më shumë politizim se kaq. Pra ata përcaktohen nga njerëz politik.

Eni Vasili: Domethënë jemi në një kohë që mendonim se e kishim harruar?

Mirush Kabashi: Jo më vjen keq. Mos e fyeni atë kohë. Në 88 Ramiz Aliaj ia kaloi kompetencat Këshillit Artistik. Sot as ky i fundit nuk zgjidhet nga artistët, e cakton ministri”, – tha ndër të tjera Kabashi. /CNA.al

Lajmet e fundit nga