Rusi 2018 / Tek Franca vazhdojnë problemet, edhe Mbappe në dyshim – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rusi 2018 / Tek Franca vazhdojnë problemet, edhe Mbappe në dyshim

Publikuar

-

Pas dëmtimit horror të Olivier Giroud, kombëtarja e Francës mori një tjetër lajm negativ gjatë ditës së sotme. Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe e mbylli stërvitjen para kohe për shkak dëmtimi.

Talenti 18-vjeçar është shpresa e madhe e “Gjelave” për në Botërorin e Rusisë dhe dëmtimi i tij është një goditje e rëndë për teknikun Deschamps.

Gjithsesi, në rrjetet e tij sociale, Mbappe tha se është vetëm një dëmtim i vogël dhe do të rikthehet në fushat e blerta shumë shpejt. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia mbron kriminelët/ “Shpërthen” ish ministri

Publikuar

-

By

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar policinë shqiptare, se po mbron kriminelët.

Këtë deklaratë ai e lidh me rastin e djeshëm ku u sekuestruan 3.4 milion euro në potin e Durrësit.

Sipas Manjanit, policia duhet të ndiqte lëvizjen e mjeteve dhe parave, derisa të mbërrinin tek pronari.

Manjani sqaron se kapja me nxitim e eurove pas informatave të huaja, bëhet për të fshehur pronarët  e vërtetë. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ironia e Gjekmarkajt: Bubullimat e Qershorit, si do shembim Teatrin dhe do sjellim 600 mijë sirianë

Publikuar

-

By

Diku në sfond dëgjohet kënga e Jovanotti-t “Baciami ankora -Më puth përsëri”! Vargu “un bellissimo spreco di tempo, una impresa impossibile –një harxhim kohe shumë i bukur, një sipërmarrje e pamundur” më nxit t’i kthehem kronikës së përvitshme verore.

Qershori po i ha ditët e veta një e nga një. Sa i freskët aq i çuditshëm po ngryset ai! Shi çdo pasdite si në Londër, pothuaj në të njëjtën orë! Bubullimat e vetëtimat të ngrenë qimet e kokës përpjetë. Ato të bëjnë me mendue gabimisht se Perëndia është ku e ku më e paparashikueshme dhe e frikshme se Edi Rama!

Njerëzia struket brenda dhe çdo gjë i duket e pranueshme, kur sheh si çahet qielli duke lëshuar rrufe ndëshkuese. Lutja është vetëm një! O Zot, më ruaj prapanicën!

Miku im hebre bleu një palë të mbathura druri dhe u zhyt thellë e më thellë në bodrumin e vilës së tij në Petrelë i strukur mes koshash e shajakesh të blerë në Kosovë  Dritaret i zuri me thasë mielli dhe ndenji në pritje derisa natyra bëri paqe.

Kur duhia e motit ndalet, gëzimi që sjell ERTV në çdo shtëpi fillon e bën të vetën. Kryeministri shfaqet dhe jeta vazhdon e mbrothet me ritmin e saj bukolik si cicërimë! Artistët zënë e mblidhen darkave se dikush i ka gënjyer, duke u thënë se qeveria do t’ju shembë Teatrin. E kanë besuar të ngratët të pabesueshmen.

Kryeministri artist do bëka një lagje me kulla në zemër të kryeqytetit dhe në qoshe të saj do sajojë një biçim ndërtese për ta, se qindra milionë euro janë në tavë –po kush e ha këtë? Askush! Të yshtur si nga djalli, e kanë besuar dhe rrinë natë e ditë duke bërë roje si lugetër. Nuk u bymehet arsyeja me argumente edhe pse Mirela Kumbaro me Lal Erin plasën t’ua mbushin mendjen që kjo s’do ndodhë kurrë, por ata dreqër nuk i besokan më as lëkurës së vet. Keq puna!

Ministrushja e Kulturës, qerratesha, e cila e ka pranuar këtë punë si sakrificë e thirrur nga Edi Rama për të ndezur një qiri në mes të errësirës që mbretëronte në vitin 2013, kurrsesi nuk do të ndizte qirinj mbi arkivolin e Teatrit dhe institucioneve të tjera që po i mban gjallë me frymëmarrje artificiale. Batakçeshë e madhe kjo bota jonë.

Gëlojnë cinikët, nursëzët, shpotitësit, dyshuesit, të cilët nuk gëzohen për çmimin që Avrupi i dha Tiranës për sheshin “Skënderbej”. Juria në Barcelonë i tha “besame muço” Lalit e “sikter” gjithkujt tjetër. Ajo na zgjodhi ne. Mbase të konkurronte edhe qendra e Belshit do të kishim dy trofe! Dëgjova një bjerrakohës ta krahasonte me çmimin e ushqimit që morëm në Meksikë në vitin 1988. Meqenëse me mungoi trimëria për t’ia ngjeshur me shpullë, ia hoqa një dackë vetes për mungesë kuraje. Por e kundërshtova, i thashë po ja, Bulevardi, Amfiteatri te Liqeni, Pazari i Ri, por nuk dëgjonte nga ai vesh. E tha edhe Kryeministri teksa bënin dyzën për çmimin, lufta më e vështirë është ajo me lajmet e rreme dhe ai si paladin i së vërtetës e ka me provë. Ky u thotë vetëm Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, disa mërmërisin me zgërdhirje se ai i Francës “Sharl De Gol” bashkë me policët ka tremijë e shtatëqind. S’ka faj.

Ashtu është! Shqipëria si e zënë në lak, pret një lajm a fjalë nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave. Disa thonë do na i hapin, por ne të hapim zemrat për 600 mijë sirianë! Tollovi e madhe, hidh e prit. Gjermanët thonë: i pari i dheut të shqipeve na tha, sillini tek unë, i pari këndej thotë gjepura. Europën e duam qamet, po sirianët sikur i kemi pak me bezdi, se urdi e madhe.

Saimir Tahiri duket më i qetë dhe Fatmir Xhafaj më i përunjur. Ambasadorët, Lu dhe Vlahutin, do të ikin së shpejti. Rapsodët popullorë pritet të shkruajnë këngët e duhura. Sali Berisha dhe Lulzim Basha duken të mërzitur. Do t’i marrë malli shumë për ta. I kanë pasur krah në çdo betejë politike. Paanësia e tyre do mbahet mend. Myslym Murrizi polemisti dhe një ndër intelektualët kryesorë të PD-së pritet të shkruajë një lamtumirë prekëse!

Ditmir Bushati dhe Kotzias kërcejnë “sirtakin”, vallen e Zorbës, hiq e mos këput për detin nga frika se mos Myslym Pashai i përcëllon në zjarrin patriotik me të cilin bëri flakë marrëveshjen e Berishës.

Bardhyl Londo është ca si i zymtë, megjithëse vapa nuk ia ka behur me shkulmet e saj. Flet gjithnjë e më pak e hesht gjithnjë e më shumë. Putirin e sheh qortueshëm por ende e lëmon me dorë. Nomatis vargje, por i ka marrë zët ata që i dhurojnë libra “Made in Albania”. Në pallatin e tij ishte dëgjuar potere e madhe, teksa dëbonte një prozator, që i çoi një roman me 986 faqe. Fjala “i pacipë” dhe “faqezi” dëgjohej nëpër shkallë si sokëllima e Rrapo Hekalit në betejë.

Në Tiranë ka ardhur përsëri arkitektja e njohur Elizabeta Terragni, kësaj here ajo, shtëpinë e Ismail Kadaresë që e ka blerë Bashkia, synon ta kthejë në një ftesë publike në studio, mes shtëpisë së hapur dhe muzeut për ata që duan të dinë më shumë për shkrimtarin dhe veprën e tij. Fort e ditur dhe e përkorë zonja, dashëse e madhe e vendit tonë!

Aurel Plasari ka mbajtur dy ligjerata mbresëlënëse mbi Skënderbeun e mesjetës dhe Marin Barletin. Haram e pastë që nuk bëri një për të sotmin.

Im atë ka një problem të madh e nuk di si t’ia zgjidh! Ai është 75 vjeç dhe prej vitesh përdor një motor “papaq”, të cilin tanimë nuk e nget dot, se nuk ka patentë. Policia u punon qindin të moshuarve, i kap dhe i rras në komisariat, se ashtu duken ata, të paqtë e modestë, por bëjnë korrupsion e krim të organizuar. Papaqet e rrezikojnë si mos kurrkush rendin kushtetues. Ca ditë në qeli u bëhen shëndet! Burgu për burrat është. Për më tepër, po ta marrin vesh që është baba im, Xhafaj u jep medalje. Pyetja ku duhet ta bëjnë kursin këta djelmosha 75-vjeçarë për të marrë patentën, mbetet? Për këtë i shkrova një SMS deputetes së zonës, ministres Nikolla, por ende s’kam marrë xhevap, se ata vetë janë të zënë në xhevapdhënie publike! Ndërkohë, papaqi rri nën hije si kalë plak.

Mark Marku miku im më i mirë, një nga mendimtarët me cilësorë të botës shqiptare dhe po kaq një shkrues i përsosur i gjuhës shqipe sot ka ditëlindjen, mbush plot 52 vjeç. Do të mërzitet për këtë lajm publik! I urojmë jetë të gjatë dhe ndonjë artikull më shumë për gazetën tonë të dashur “Panorama”.

Kënga e Jovanotti-t vazhdon “Son tornate le lucciole a Roma, Nei parchi del centro l’estate profuma -Janë kthyer xixëllonjat në Romë, në parqet e qendrës vera parfumon”! Atje më presin. Sofia numëron ditët. Koha për të bërë valixhet!/ Panorama

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Publikuar

-

By

Nga Andi BUSHATI

*Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend.

Në një status të shkurtër ai ka sulmuar “esadistë-t” në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.

Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e “kazanit” vendas.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.

Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.

Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.

Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se “u eleminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona”.

Pra kjo nuk është shpikje e “esadistëve” shqiptarë.

Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendëshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t’a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore.

Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelsat e ministrisë së brendëshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.

Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë –si një bazë tjetër e mundshme- por pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.

Në këtë histori ka edhe më.

Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikësit. Ai është vetë propozuar për t’i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendëshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.

Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i brendshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.

Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë.

Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.

Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij.

Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet.  /Lapsi.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:24 - 25 June, 2018

Policia mbron kriminelët/ “Shpërthen” ish ministri

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka akuzuar policinë shqiptare, se po mbron kriminelët. Këtë deklaratë ai e lidh me...

Aktualitet15:22 - 25 June, 2018

Ironia e Gjekmarkajt: Bubullimat e Qershorit, si do shembim Teatrin dhe do sjellim 600 mijë sirianë

Diku në sfond dëgjohet kënga e Jovanotti-t “Baciami ankora -Më puth përsëri”! Vargu “un bellissimo spreco di tempo, una impresa...

Aktualitet15:13 - 25 June, 2018

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Nga Andi BUSHATI *Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar...

Aktualitet15:07 - 25 June, 2018

Kamp refugjatësh në Shqipëri?/ Ambasadorja e BE shuan zërat

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me lajmet se në Shqipëri do të ndërtohet...

Opinione15:03 - 25 June, 2018

“Mushkonjat” e opozitës pickojnë mafian

Nga Zef ZEFI *Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë si të implikuara...

Bota15:03 - 25 June, 2018

Të krishterët përplasen me myslimanët/ Dhjetra të vdekur

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën në Nigeri, si pasojë e luftës civile ndërmjet dy komuniteteve kryesore në vend....

Aktualitet14:47 - 25 June, 2018

Mashtruan qytetarët për Tramin/ Dyshja Rama-Basha kapen duke gënjyer

Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Nuk...

Aktualitet14:40 - 25 June, 2018

Analizë/ Maradona komplimenton Anglinë,por “Pancerat”…

 Diego Armando Maradona ka nisur karrierën e tij si analist për kanalet televizive dhe po jep opinionet e tij të...

Bota14:35 - 25 June, 2018

U kapën me drogë/ Shqiptarët dënohen me 18 muaj burg

Policia franceze ka vënë në pranga 2 shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike. Atyre iu gjetën 300 gr heroinë, 90...

Kryesore14:30 - 25 June, 2018

Taulant Balla në panik/ Fshihet nga gazetarët?

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit. Në...

Aktualitet14:20 - 25 June, 2018

Reina flet si “djall” / Gati ta rikthejmë Milan-in sërish në majë!

 Pepe Reina nënshkroi disa ditë më parë me skuadrën e Milanit, pavarësisht se nuk i është premtuar një vend titullari....

Aktualitet14:17 - 25 June, 2018

Skandal- Biblioteka “noton” nën ujë/ Shpallet gjëndja e emergjencës

Shiu i 23 qershorit në Tiranë, ka prekur edhe Bibliotekën Kombëtare. Mësohet se është përmbytur kati i parë dhe katet...

Kronika14:11 - 25 June, 2018

Do të merrte “Toyotën” me miliona euro/ Në pranga biznesmeni

Katër persona kanë rënë në pranga lidhur me Toyotën me miliona euro që u kap dje në Durrës. Fax News...

Kronika13:59 - 25 June, 2018

Falsifikonte pasaporta/ Arrestohet 44 vjeçari

Policia e Matit ka vënë në pranga shtetasin Afrim Brahimi 44 vjeç. Brahimi ishe dënuar me 6 muaj burg nga...

Aktualitet13:57 - 25 June, 2018

Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD kujton kanunin, ironizon Ballën  

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi shumë reagime me deklaratën e tij të fortë...

Aktualitet13:52 - 25 June, 2018

“Babales” i rrezikohet jeta?/ Policia kërkon “kokën” e Albert Veliut

Skandali i publikuar nga selia e PD-ës, mbetet ende mister. Është i përfshirë apo jo në trafikun e drogës në...

Aktualitet13:35 - 25 June, 2018

Lehtësite fiskale për agroturizmin/ Peleshi jep lajmin e mirë

“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë...

Aktualitet13:30 - 25 June, 2018

Video-Policia e Korçës në aksion/ Pesë persona në pranga

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë rrugore të qarkut të Korçës, për drejtim të parregullt të automjetit. Policia...

Aktualitet13:22 - 25 June, 2018

Akuzat e Bashës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të forta të kreut të PD, Lulzim Basha,...

Politikë13:17 - 25 June, 2018

Salianji “kërcënon” me dosje Spiropalin

Ish drejtoresha e doganave, Elisa Spiropali, ka debatuar me deputetin e opozitës Ervin Salianji. Ky i fundit ka devijuar punimet...

Aktualitet13:10 - 25 June, 2018

Skandali “Xhafaj”, dështon audio-përgjimi/ Arta Marku thërret urgjent grupin hetues

Skandali “Xhafaj”, ka   nxjerrë në udhëkryq Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Audio-përgjimi, i cili ishte dërguar për ekspertim në Itali,...

Politikë13:05 - 25 June, 2018

Vlahutin: Asnjë kusht nga BE për negociatat

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka dhënë një deklaratë për negociatat dhe refugjatët. Sipas saj, BE nuk...

Ekonomi12:50 - 25 June, 2018

Brookings Institute: Metropolet garantojnë rritje ekonomike

Zonat urbane kontribuojnë me gjysmën e prodhimit botëror Sot më tepër se gjysma e popullsisë në botë jetojnë në zona...

Kronika12:50 - 25 June, 2018

Shkelën rregullat e qarkullimit/ Policia “mbyt” në gjoba drejtuesit e mjeteve

Policia e Korçës ka vijuar aksionin për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Pas kontrolleve në të...

Kryesore12:46 - 25 June, 2018

Deklarata e fortë e Bashës/ Ja çfarë i lidh Xhafajn, Ballën dhe Veliajn?

Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit ka sjellë reagime të forta në skenën politike. Në një prononcim...

Aktualitet12:28 - 25 June, 2018

Punëtorët e Veliajt si breshka/ Tre ditë për 50 m rrugë (Foto + video)

Bashkia e Tiranës po vijon punimet në një segment të shkurtër rrugor afro 50 m, pranë Gjykatës së Krimeve të...

Aktualitet12:26 - 25 June, 2018

“Gjyqtari i Krimeve të Rënda në krah të Tahirit”/ Zbulohet dhurata për Sokol Binaj

Ish-Ministri i Brendshëm  Saimir Tahiri, duket se i ka ndarë gjyqtarët dy kampe.  Të paktën ky është perceptimi i opinionit...

Kryesore12:10 - 25 June, 2018

Plas skandali/ Taulant Balla garant i 3.4 milion eurove?

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit, duke...

Trending

Read previous post:
Ministrat arrijnë suksese impresionuese në bizneset e tyre private

  Shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze, aksione në kompani brenda dhe jashtë vendit, por edhe shuma të mëdha parash të...

Close