LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama bën “paqe” me opozitën/ Jep lajmin e mirë për pensionistët

12 Qershor 2018, 15:50, Aktualitet CNA
Rama bën “paqe” me opozitën/ Jep lajmin e mirë

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediet.

Rama ka komunikuar të gjitha diskutimet që janë bërë në mbledhjen e qeverisë, ku ndër to spikati fakti se nga korriku I kërij viti do të kishte një rritje të pensionit për 665 mijë pensionistë.

?Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik?, – u shpreh Rama.

Kujtojmë se ditën e sotme është 27 vjetori I Partisë Socialiste, njëkohësisht dhe ditëlindja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta kjo është një ndër arsyet pse Rama i ka kursyer sulmet dhe ka vendosur të bëjë ?paqe?  ditën e sotme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga