Connect with Us

Ministrat arrijnë suksese impresionuese në bizneset e tyre private

Aktualitet

Ministrat arrijnë suksese impresionuese në bizneset e tyre private

Publikuar

-

 

Shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze, aksione në kompani brenda dhe jashtë vendit, por edhe shuma të mëdha parash të depozituara nëpër llogaritë e tyre private kanë deklaruar zyrtarët e lartë të shtetit në formularët e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat janë publikuar të hënën (dje).

Nëse nuk po tregojnë shumë sukses në punët shtetërore, ministrat e Qeverisë së Kosovës për një kohë të shkurtër kanë arritur rezultate impresinuse në bizneset e tyre private. Fitimet e deklaruara nga bizneset në formularët e deklarimit të pasurisë janë marramendëse, shkruan sot gazeta “Zëri

Duke u bazuar në formularët e AKK-së shihet se janë mbi shtatë ministra në kabinetin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, të cilët, krahas angazhimeve në Qeverinë e Kosovës njëkohësisht merren edhe me bizneset e tyre private.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, aktualisht është pronar dhe aksioner në katër kompani, ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli është aksionar në dy kompani, ministri i Arsimit Shqyëri Bytyqi është aksionar në një kompani, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha në formularët e AKK-së ka vetëdeklaruar se bashkëshorti i saj është pronar, respektivisht aksionar në dy biznese, ministri i Bujqësisëm serbi, Nenad Rikalo, është pronar në një biznes, ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh dhe zvendëskryeministër, Behgjet Pacolli, po ashtu ka në pronësi edhe kompaninë e tij private.

Me biznes familjar merret edhe ministri i Inovcionit Besim Beqaj, i posedon mbi 2.7 milion euro pasuri, pa llogaritur këtu mbi 150 mijë euro para të gatshme në bankë.

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Reforma në Drejtësi 3-vjeç”/ Soreca zbulon se sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luingi Soreca ka reaguar lidhur me inagurimin e godinës së re të SPAK, e quajtur ndryshe “Poli i Drejtësisë”.

Soreca shprehet se në këtë tre vjetor të Reformës në Drejtësi është për të festuar por dhe për të parë nga e ardhmja, ndërsa ka bërë me dije dhe investimin e BE-së në vend në kuadër të kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi është 3 vjeç! Një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

BE  po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. #BE për Drejtësinë #BE për Shqipërinë.”

Ndërkohë, më herët Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE.

 “Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Moses: SPAK do të çlirojë Shqipërinë nga korrupsioni

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, e ndodhur në cermoninë e inagurimit të godinës së re të SPAK, “Poli i Drejtësisë”, deklaroi se Amerika vijon që të jetë në krah të Shqipërisë.

Duke folur përpara të pranishmëve në godinën e re të institucioneve të drejtësisë, Moses-Ones tha se mungesa e Gjykatave tregon se procesi i rivlerësimit ka funksionuar dhe nga drejtësia janë larguar njerëzit e korruptuar.

“Vettingu ka qenë themeli për pjesën tjetër të reformave. Tani një numër i madhe 15% janë rivlerësuar, disa kanë kaluar dhe shumë kanë dështuar. Kjo përfshin gjyqtarët e lartë dhe Kushtetues. Disa thonë se është problem, por kjo tregon se përse reforma ishte e nevojshme. Sistemi i vjetër ishte i kapur nga korrupsioni dhe ata që veprojnë në hije për të mbajtur Shqipërinë prapa, reforma në drejtësi e theu dhe po ua kthen njerëzve.

Tre vjet më pas kemi një këshill të lartë të prokurorisë dhe gjyqësor dhe po punojnë për të ripërtërirë gjykatën e lartë dhe krijimin e SPAK-ut.  Kjo ndërtesë do të i japë KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës një shtëpi të re dhe moderne. Do të shohë një Shqipëri më SPAK-un dhe BKH për të çliruar shqiptarët nga krimi dhe korrupsioni. SHBA ka qëndruar krah Shqipërisë dhe i kanë nxitur këto ndryshime, ne qëndruam krah Shqipërisë dhe po qëndrojmë krah Shqipërisë. Ne po qëndrojmë krah Shqipërisë teksa po ngrihet SPAK-u. Jeni të sigurt, ne do të vijojmë që të qëndrojmë krah Shqipërisë”-përfundoi Moses-Ones./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE