LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli lindi në një ditë me PS

12 Qershor 2018, 15:11, Aktualitet CNA
Luli lindi në një ditë me PS

12 qeshori, është një ditë e shënuar për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sot ai feston 44 vjetorin e lindjes së tij.

Basha, duket se ka preferuar ta kalojë ditëlindjen në Partinë Demokratike, ku nuk kanë munguar suprizat.

Grupi parlamentar i PD ?së i ka përgatitur një festë suprizë, Bashës në selinë blu.

Ironi e fatit apo rastësi Luli e ka ditëlindjen në një ditë me themelimin e PS ?së.

Në këtë mënyrë, përveçse për Bashën, 12 qershori është i rëndësishëm edhe për aleatin e tij Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

PS feston  sot  27? vjetorin e themelimit të saj dhe ka zgjedhur qytetin bregdetar të Durrësit, për të kurorëzuar festimet.

Pas marrëveshjës së 18 majit, është edhe 12 qershori, një tjetër ngjarje që bashkon dyshen Rama-Basha.

Sot, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD ?së Lulzim Basha, i bashkon festa, i bashkon marrëveshja për pushtet dhe marrëveshja për jetëgjatësinë e kësaj qeverie.

Tani nuk ka më dilem se nga i buron dashuria Bashës për Ramën dhe Partinë Socialiste./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga