LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLD shpërfill Presidentin dhe Ministren/ Votojnë kundër shkarkimit të gjyqtarit

12 Qershor 2018, 19:25, Aktualitet CNA
KLD shpërfill Presidentin dhe Ministren/ Votojnë kundër

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kanë votuar kundër shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli, duke qenë tërësisht kundër dëshirës së Presidentit të Republikës dhe minstres së Drejtësisë.

Sikurse bëjnë të ditur burimet mediatike në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë(KLD) ka pasur debate midis ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe anëtarit të KLD, Gjin Gjoni. Ky i fundit ka deklaruar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të marrë masa, ndërsa Ministrja i është kundërpërgjigjur duke thënë se KLD nuk mund të ndryshojë qëndrim tani.

Në përfundim të debateve dhye diskutimeve rreth qëndrimit që duhej mbajtur ndaj gjyqtarit Jangulli të gjithë anëtarët e KLD-së kanë votuan kundër shkarkimit të tij, kurse  presidenti Ilir Meta, i cili është njëjherësh dhe kryetar i KLD-së, si dhe ministrja Etolda Gjonaj ishin “pro” shkarkimit të këtij gjyqtari.

Lajmet e fundit nga