LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/ Bashkia e Tiranës i “vërsulet” biznesit

12 Qershor 2018, 11:13, Aktualitet CNA

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, nga një qytetar i Tiranës.

Qytetari thekson se IKMT, në mënyrë arbitrare, pa asnjë lloj dokumenti apo shkrese zyrtare po prish objektet e disa bizneseve te rruga e Kavajës.

Qytetari thotë se bizneset nuk janë lajmëruar fare në lidhje me prishjen, dhe aksioni i IKMT ka filluar, ndërkohë që kanë mallin brenda.

Denoncuesi thotë se do bëjnë rezistencë, pasi prishja është e paligjshme dhe e paparalajmëruar.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet edhe Policia e Rendit. Sipas denoncuesit, në fillim janë shënuar edhe përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe policisë.

Aktualisht ashtu sikurse shikohet edhe në fotot e mbërritura në redaksinë e CNA.al, IKMT vijon prishjen rreth objekteve, ndërsa ende nuk ka filluar prishja brenda, pasi pronarët vijojnë të rezistojnë.

Ndër të tjera denoncuesi thekson se bizneset kanë paguar taksat te Bashkia e Tiranës rregullisht, dhe nga ana tjetër prishja e tyre po bëhet pa lajmëruar.

Lajmet e fundit nga