Connect with Us

Ditëlindja e PS/ Berisha vlerëson Metën, Kryemadhin e Majkon

Aktualitet

Ditëlindja e PS/ Berisha vlerëson Metën, Kryemadhin e Majkon

Publikuar

-

Partia Socialiste feston sot ditëlindjen e saj, e për këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot është 77-vjetori i Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila u shndërrua në Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sipas Berishës, kjo është e vërteta e pamohueshme historike, të cilën mjerisht jo të paktë janë ata që duan ta falsifikojnë.

Më tej Berisha vlerëson kontributin e Ilir MEtës, Pandeli Majkos, Monika Kryemadhit, Ilir Zelës etj., si ish-drejtues të forumit rinor të PS-së, kontribuan në reformimin e saj.

Berisha në vijim sulmon Partinë Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës, që sipas tij është shndëruar në një fatkeqësi të vërtetë kombëtare.

Postimi i plotë i Berishës:

Nje fallsifikim monstruoz i historise!

Te dashur miq, sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!

Me kete qendrim une kam ndermend te respektoj plotesisht vendimin e Kongresit te fundit te PPSH, i cili me 12 qershor te vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por nderrimin e emrit, pagezimin e saj si Partia Socialiste e Shqiperise dhe shpalli kete te fundit trashegimtare juridike te PPSH!

Kjo eshte e verteta e pamohueshme historike, te cilen mjerisht jo te pakte jane ata qe duan t’a fallsifikojne!

Duke theksuar kete te vertet dhe duke denuar fallsifikimin e neveritshem te historise, nuk dua ne asnje menyre te mohoje rolin dhe kontributin e vecante te nje grupi te rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, te cilet ne drejtim te forumit rinor te kesaj partie kontribuan ndjeshem se bashku me disa drejtues te PS ne reforminimin e saj. Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi.

LEXO EDHE:  “Kërcënohet” Edi Rama/Shko tani jep dorëheqjen,ndryshe...!

Por sot ne kete pervjetor deklaroj me bindjen me te madhe se nen udheheqjen e Edi Rames, PSSH eshte shnderruar ne nje fatkeqesi te vertet kombetare, ne parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike. Kjo parti ne harkun kohor 6 vjecar ka shkaterruuar vlerat dhe standartet europiane, voten e lire dhe ka zevendesuar shtetin ligjor me narkoshtetin. Nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, PSSH, me lidhjet e krimit dhe droges te udheheqjes saj, perzenien masive te rinise shqiptare nga vendi, shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Rames ne Krye Krye Krye.., mbylli per here te dyte ne tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

PSSH nen drejtimin e Edi Rames eshte sot njelloj si ne ditet me te zeza te saj ne kohen e diktatures hoxhiste; nje parti antshqiptare qe po shet interesat, territorin, detin Greqise dhe nen diktatin e kesaj te fundit eshte zotuar te fshije nga faqja e dheut fjalen Çameri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombetare te çdo shqiptari dhe tejkaluar ne tradhti kombetare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Per te gjitha keto ju bej thirrje te gjithe socialisteve qe ndjehen atdhetare dhe besojne ne vlerat dhe te ardhmen europiane si te ardhmen me te mire per vete, femijet dhe vendin e tyre, te braktisin sa me shpejt kete parti te rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut te meduzes te mafies dhe krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikes se tij! sb /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Konfliktet krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri”/ Duka:Të gjithë të garantojmë zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Paratë e rindërtimit po i përdor për të bërë vota”/ Duka bën denoncimin e forte

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar për ngjarjet e fundit gjatë fushatës elektorale. Sipas tij, secila forcë politike duhet të dënojë çdo tension. Duka u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë mundësi konkurimi dhe jo mundësi konfilikti.

Gjithashtu ai shtoi se këto ngjarje krijojë frikë, pasiguri dhe varfëri në vend.

Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe  efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese. Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim. 

Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca  kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë. Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, u shpreh Duka. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Publikuar

-

Nga

Artan Hoxha tregon të kaluarën e atentatorit/ Ishte truprojë në ambasadën e SHBA, ja kur u largua

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një sërë detajesh të reja lidhur me ngjarjen në Elbasan dhe autorin e atentatit Arbër Paplekaj.

Në një intervistë për ABC, Hoxha tha se autori ka qenë pjesë e sigurisë në ambasadën amerikane, por ishte larguar nga aty dhe më pas kishte shërbyer si truprojë i një biznesmeni.

Sipas gazetarit, Papkolaj është përfshirë në fushatën e PD në Elbasan dhe në mbrojtje të Gazmend Bardhit pasi dihet që në këtë qytet PS ka një mbështetje të madhe.

Sa i takon armës së krimit, Artan Hoxha tha se ishte me leje.

Kemi tre palë të dëmtuara, viktima, PD dhe policia e Shtetit.  Ai ka qenë në Afganistan si pjesë e Policisë.

Arbër Paplekaj është një nga policët më të mirë që ka pasur RENEA është me origjinë nga tropoja dhe baba i katër fëmijëve. Ka qenë dy herë efektiv i RENEAS, para se të shkëputej ka qenë për dy vjet pjesë e sigurisë, shoqërues i ambasadës amerikane.

Tre muaj më parë është larguar nga ambasada e SHBA dhe ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni. Më pas iu kërkua të ishte mbështetës i Bardhit. Bardhi nuk ka truproja nga garda. Në Elbasan qarkullonte fjala që ai do ishte ministër i Brendshëm i ardhshë. Janë marrë njerës të tillë sepse këta janë me armë me leje”, tha Artan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Tre furgona të dyshimtë në qytet/ Artan Hoxha zbulon telefonatën që paralajmëroi vrasjen e Elbasanit

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja qe tronditi Elbasanin ditën e sotme.

Hoxha tha se një orë e pak para ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit qytetarë kanë njoftur se tre furgona të dyshimë po lëviznin në qytet.

Sipas tij, kjo që ndodhi sot është fatura e prerë nga klasa politike që duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

“Kjo pamje për mua është fatura që po e paguajnë qytetarët shqiptarë dhe kjo faturë është prerë nga kjo klasë politike.

Kjo është masakra që i ka përgjakur zgjedhjet e 25 prillit.  Zoti ka dash që kemi vetëm 4 të plagosur.

Sot në orët e para të paraditës drejtoria e Elbasanit është njoftuar nga qytetarë, për tre furgona, që po lëviznin me njerëz që nuk flasin me dialektin e Elbasani dhe janë njerëz të armatosur. Nuk dihej nëse kishim të bënim me civilë, apo grup kriminal. Kjo ka ndodur një orë e disa më shumë para ngjarjes. Ky është njoftimi që i ka shkuar policisë. Është paralajmëruar”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO EDHE:  Grabitja e pronës publike/ Vasili nuk i ndahet timonit dhe tepsisë

LEXO EDHE:  “Hallatet” përplasin Ylli Dylgjerin me Ramën

 

LEXO TE PLOTE