LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë?/ Flet kryeministri Rama

12 Qershor 2018, 17:33, Aktualitet CNA
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë?/ Flet kryeministri Rama

Kryeministri  Edi Rama nga qyteti i Durrësit pas mbledhjes së këshillit të Ministrave, ka thënë se qeveria së fundmi po studion variantet për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe rindërtimin e aksit Tiranë-Ndroq-Plepa.

Në një konferencë për mediat, Rama tha se pas ndërtimit të këtyre dy korridoreve që lidhin Tiranën me Durrësin, do të vendoset që njëri prej tyre do të jetë me pagesë, dhe tjetri pa pagesë.

Rama u shpreh se në mes të korrikut do të bëhet e qartë edhe analiza e këtyre varianteve, për të vendosur më tej se cili aks do të jetë më pagesë.

?Ajo çka ne po studiojmë është një ndërhyrje e thellë rindërtuese, dhe varianti që po studiojmë është faktikisht një variant miks, midis një rindërtimi dhe rizgjerimi të aksit Tiranë-Durrës, dhe rindërtimit të aksit Tiranë-Ndroq-Plepa, duke ndërtuar dy korridore, njëri në të ardhmen me pagesë, ndërsa tjetri pa pagesë.

Ky është procesi ku jemi, deri në mes të korrikut besoj do të kemi një pamje të qartë të analizës dhe të skenarëve të mundshëm, dhe pastaj do të shikojmë se ku shkon më arsyeshëm llogaria dhe do të jemi shumë transparentë në raport me publikun?- u shpreh kryeministri Rama. /CNA.al

Lajmet e fundit nga