LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

27 vjetori i PS-së/ Paralajmërimi i fortë i Tahirit

12 Qershor 2018, 18:45, Aktualitet CNA
27 vjetori i PS-së/ Paralajmërimi i fortë i Tahirit

27-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste e ka uruar edhe ish-ministri i Brendshëm e ish-deputeti i PS-së, Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri ka rikthyer nostalgjinë për të gjithë kohën kur ka qenë pjesë e PS-së si dhe për mbështetjen që i është dhënë në kohë të vështira, siç i ka cilësuar ai.

?Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.

Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.

Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot?.

Ndërsa ka thënë se në PS ka zëra që nuk flasin dot Tahiri paralajmëron në një të ardhme të afërt një ringritje të fuqishme.

?Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!? /CNA.al

Lajmet e fundit nga