LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prononcimi për CNA.al/ Veliaj vjedh 500 milion lekë nga buxheti i Bashkisë

11 Qershor 2018, 13:41, Aktualitet CNA
Prononcimi për CNA.al/ Veliaj vjedh 500 milion lekë nga buxheti i

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme nga CNA.al, në lidhje me çështjen e qenve të rrugëve, ka reaguar edhe Shoqata për mbrojtjen e kafshëve,  “Animal Rescue Albania”.

Një prononcim për CNA.al, kjo shoqatë thotë se janë vënë në dijeni të ngjarjes që prej fillimit të vitit 2017, dhe i janë dërguar me dhjetëra mesazhe bashkisë nga ARSA, vullnetare e qytetare për qenushet qe ata kujdeseshin prej vitesh ne territor por qe nuk po ktheheshin me.

ARSA thekson se ?Pergjigjet pa pergjigje vinin nga bashkia, qentë po zhdukeshin dhe rrugët po boshatiseshin ndjeshëm nga prania e tyre.?

Gjithashtu theksohet se në fillim, ?Klinika ju prezantua publikut si një qendër me standarde evropiane e vlerësuar si e tillë dhe nga shoqata të huaja. Pa paragjykim dhe me një ndjenjë çlirimi e mbështetem këtë projekt i cili në mënyrën se si u paraqit publikisht përkonte me atë ç?ka ne kemi mbeshtetur dhe besuar si zgjidhjen e vetme humane dhe afat gjatë të problemit të qenve endacakë, Kap – Sterilizo – Vaksino – Lesho (KSVL).?

ARSA në qershor të vitit 2017 I ka dërguar një memorandum bashkëpunimi zyrtarisht bashkisë, por memorandumi nuk u firmos asnjëherë, dera e bashkisë u mbyll.

Ne Prill 2018, ndoqem kamionin e spitalit te bashkisë, mbushur me qese te zeza, duke shkuar ne landfillin e Sharrës. Pame atë qe nuk donim ta shihnim. Qeset e zeza ishin me kufomat e qenve! U ballafaquam publikisht me përfaqësuesen e AMK-se, nuk e pranoi ne asnjë moment vrasjen e qenve ne klinike, nuk pranoi vrasjen e asnjë qeni. Na quajti gënjeshtarë dhe trillues te një historie te pavërtetë.

Erion Veliaj e mohoi vrasjen e qenve, ne na quajti plangprishes dhe talebane që nuk vlerësojmë punën e njeriut me dashamirës ndaj qenve të rrugës. Protestuam për qentë e zhdukur të rrugës duke ditur ne zemrën tone të vërtetën për fundin e dhimbshëm të secilit prej tyre.

Pas mungesës së transparencës nga ana e Bashkisë së Tiranës, ARSA kërkuan ndihmën e shumë personave dhe subjekteve, por ishte CNA.al e cila u gjet e gatshme për të thelluar këtë investigim.

ASRA deklaron se ?Sot Erion Veliaj është demaskuar dhe denoncuar publikisht se ka ngritur një strukturë për të vjedhur mbi 500 milion lekë nga buxheti i bashkisë duke shfrytëzuar për këtë heshtjen e atyre që zë nuk kanë, të miqve tanë me katër këmbë…?

CNA.al ka publikuar me fakte të pakontestueshme vjedhjen e fondeve publike nga Bashkia Tiranë për vaksinimin dhe matrikulimin e qenve, ndërsa nga ana tjetër ata vriteshin në mënyrë barbare.

Pas një investigimi të CNA.al u bë e mundur filmimi i aktivitetit kriminal që ndodhte në klinikën e bashkisë.

“Arritëm të zbulojmë fytyrën e vërtetë te njerëzve që qetësisht kishin gënjyer publikisht se ne spital nuk ishte vrarë asnjë qen, asnjë. Qentë e shtrirë në korridore në qese të zeza, shiringa që u injektohen ne zemër, mure te mbuluara me gjak e jashtëqitje, njerëz qe ecin mbi kufoma qensh, njerëz qe japin urdhra mbi kufoma qensh. Bashkia jone gënjeu dhe vazhdon të gënjejë sepse ka mashtruar e vjedhur leket e taksa-paguesve nën maskën e sterilizimit por ne fakt i ka vrarë pa mëshirë në kushte jo humane dhe pa asnjë procedurë të denjë për standardet Evropiane. Këta qen janë vrarë pa mëshirë e me ndërgjegje të plotë pa as më të voglën arsye nga njerëz që e quajnë veten profesionistë, me kulturë e dashamirës të mëdhenj të kafshëve.”-shprehet ASRA.

Sipas traktatit të funksionimit të EU 1.12.2009 Artikulli 13: Kafshët kanë ndjenja

Ndër të tjera, ARSA thekson se ?asnjë pemë e mbjelle, asnjë buzëqeshje e shtirur, asnjë firmë peticioni nuk e heq njollën e vrasjes, të vjedhjes dhe të turpit nga Bashkia e Tiranës. Kjo është mizori ndaj kafshëve dhe duhet dënuar publikisht nga çdokush e gjithkush që ka një ndërgjegje.

Ne do të ndjekim në vazhdim këtë histori dhe do të bëjmë çdo gjë që të mundemi për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.?/ CNA.al

Ekskluzive – Bashkia e Tiranës kapet mat/ Ja si vjedhin fondet për qentë endacakë

Video ekskluzive/ Qentë endacakë shfarosen për të vjedhur miliona

Lajmet e fundit nga