LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kamikazja" e Lulzim Bashës

11 Qershor 2018, 16:52, Aktualitet CNA
"Kamikazja" e Lulzim Bashës

Është një personazh mediatik, që shfaqet rrallë, por njihet shumë. Më shumë në këto klubet mondane apo vrimat e politikës nga ku ka vite e vite që fut hundët, servilosur në një krah apo në krahun tjetër, që gjithmonë del me shpatë në dorë të cilën e përdor për interesat e saj. Kush nuk e njeh, kjo është Desada Metaj, kryeredaktorja e pretenduar e “Opinion-it”, e cila në fakt sot është kthyer në “kamikazen” e Lulzim Bashës.

Është Desada e cila pak kohë më parë thoshte se Lulzim Basha duhet qëruar nga Partia Demokratike. Është ajo Desadë që thoshte se Basha nuk e bën dot PD-në. Është ajo Desadë, që thoshte se Basha është një mashtrues dhe një njeri ordiner. Është ajo Desadë, që thoshte se Basha punon vetëm për gruan dhe kunatin. Është po ajo Desadë që thoshte dikur, se Lulzim Basha qe i pa vlerë, sepse punon vetëm për familjen e tij, ndërsa tani është kthyer në marionetën kryesore të Lulit.

E ndjek nga pas në protesta, mban shënim, është mbështetëse dhe i qesh buza kur e shikon Lulzimin, e adhuron në distancë si një fëmijë që shikon një akullore që do ta lëpijë. Kështu e shikon Desada, Lulzimin e saj që dikur nuk donte ta shihte me sy, ndërsa sot i shkëlqejnë syçkat e saj në distancë.

Por në fakt me një karrierë të gjatë në medie, në Radio Kontakt, në Shijak TV, më pas në TV Klan e të tjera media. Nuk është se njihet pak, për bëma dhe për gjëma, për qyfyre dhe thashetheme, në korridoret e Radio Kontaktit, dhomat e kësaj radioje apo korridoret dhe zyrat e Partisë Demokratike. Për këtë histori dhe të tjera, ka shumë në PD që e dinë, ka gazetarë të vjetër, ku më i vjetri ndër ta ndoshta është Edi Paloka, i cili mund të rrëfejë shumë histori të tilla. Ka dhe shumë të tjerë që i thonë, por nuk ka përse ne t’i përmendim dhe t’i shkruajmë, e as të themi historitë që shpesh shkruan Bledi Mane, apo të merremi me histori perverse dhe thashetheme ndaj saj. Ajo që po themi është një e vërtetë e madhe. Kjo Desadë që ishte kundër Lulzim Bashës, është kthyer në “kamikazen” e tij.

Çfarë e ka ndryshuar? Ndoshta kunati, ndoshta ndonjë zarf, ndoshta inati apo diçka tjetër. Një gjë është e vërtetë, Desada ka ngelur e vogël, ndonëse është kryeredaktore e “Opinion-it” të madh. Aq e vogël, sa askush nuk e vlerëson. Shpesh e tallin për naivitetin dhe infantilitetin si e shikon ajo politikën. Të tjerë e qeshin në distancë, por kjo për të ka pak vlerë. Desada mjafton që ti shërbejë “fitores së saj” të radhës, që në fakt nuk është asgjë tjetër veçse humbje. Ajo humbje që Desada e ka ditur vite më parë, kur deklaronte se Lulzim Basha nuk duhet të ishte në krye të Partisë Demokratike. Për ata që nuk e dinë, le ta mësojnë, Desada ka qenë edhe zëdhënësja e ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj. Oh sa histori dhe fjalë kanë thënë atëherë, por këto për ne nuk kanë vlerë.

Ka qenë një ish-zyrtare e qeverisë Berisha, të cilën e hoqi Lulzim Basha. Ai nuk e mbajti në Ministrinë e Jashtme, kur shkoi dhe mori drejtimin e saj. E largoi menjëherë Desadën. Ndoshta e shikonte të paaftë, ndoshta të pashpresë, por kjo ishte zgjidhja e Lulzimit atëherë.

Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Ajo i është qepur nga pas Lulzim Bashës dhe bën gjithçka për të. E mbron si shpëtimin e Partisë Demokratike, ndoshta edhe me porosi të Edi Ramës, sepse Desada njihet edhe për dashurinë e madhe ndaj kryeministrit tonë. Më mirë të mbrojë Lulzimin se kështu i bën nder Edi Ramës, sa më shumë të rrijë Luli, aq më gjatë do të rrijë edhe Edi Rama në pushtet. Kjo ka të bëjë edhe me dëshirat dhe pasionin e Desadës, sepse ajo ka një “peshë shumë të madhe” në Partinë Demokratike, atë se dëgjon dhe se vlerëson askush, përveç Lulzimit që ajo nuk e donte kryetar, por tashmë i serviloset dhe e shikon në distancë si fëmija akulloren. /CNA.al

Video: Çaste të lumtura të Desadës pas Lulit

Lajmet e fundit nga