LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Fermeri "shpërthen" ndaj Ramës

10 Qershor 2018, 16:07, Aktualitet CNA
Video/ Fermeri "shpërthen" ndaj Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit aktual Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një video në të cilën një fermer, ankohet për mungesën e e tregut për shitjen e prodhimeve të tij.

Fermeri shprehet se ka ardhur nga Greqia dhe ka investuar në vend, por klima e biznesit është shumë e keqe. Sipas tij qeveria nuk investon në bujqësi, e për këtë i bën thirrje se nëse nuk do të kthejë sytë nga shtresa e mesme dhe e ulët e shoqërisë, shumë shpejt do të kalbet, sepse pema e mirë duhet të ketë rrënjët e forta.

Në postimin e tij, Berisha shkruan: “Ky fermer ka nje mesazh per Edi Ramen qe shumezon fshatin me zero!

Shikoni videon e tij! sb”

Lajmet e fundit nga