LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses/ Në pranga 36-vjeçari

10 Qershor 2018, 08:34, Aktualitet CNA
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses/ Në pranga 36-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas Kosovar nën akuzën për Dhunë në Familje dhe Mashtrim.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se 36 vjeçari, Burim Pushkolli, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Gjithashtu ky shtetas nëpërmjet shpërdorimit të besimit ka mashtruar dy shtetas duke u marrë lekë me premtimin se do ti ndihmonte për tu punësuar.

Njoftimi i plotë:

Nga Specialistet për Hetimin e Krimit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Burim Pushkolli, 36 vjeç,  banues në Vushtri, Kosovë.

Arrestimi i tij  u krye sepse  ndaj tij ka bërë kallzim penal shtetasja  S.P 39 vjeçe banuese Elbasan, se shtetasi Burim Pushkolli ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj, pasi kjo bashkëjetonte me këtë shtetas.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lek shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu rezulton se shtetasi i mësiperm i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan  të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  ?Nënë Tereza? në Tiranë.

Nga verifikimet e bëra me  Policinë e Kosovës,  ka rezultuar se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Nga ana jonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana pr kryerjen e verifikimev të mëtejshme për këtë shtetas.

Materialet hetimore që bëjë fjalë për veprën penale të ?Dhunës në Familje? dhe ?Mashtrimit? parashikuar nga neni 130/a dhe 143 i k. penal do ti kalojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. /CNA.al

Lajmet e fundit nga