LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri Kombëtar/ PD kërkon hetim ndaj Ramës, Veliajt dhe Kumbaros

10 Qershor 2018, 09:46, Aktualitet CNA
Teatri Kombëtar/ PD kërkon hetim ndaj Ramës, Veliajt dhe Kumbaros

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi i është rikthyer sulmeve kundrejt kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Vokshi është shprehur se projektligji i parashikuar nga qeveria është në kundërshtim me  Kushtetutën, I cili ka si qëllim vetëm realizimin e një projekti të një klienti të tij pa marrë parasysh ligjin.

?Ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën dhe me ligjin për PPP dhe është një rast i paprecedentë.

Qëllimi i vetëm i Ramës është të realizohet një projekt i një klienti jashtë çdo procedure që parashikon Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Ky projektligj bën realitet një plan 20 vjeçar të Ramës, pasi miratimi i tij parashikon shembjen e Teatrit aktual ndërtimin e një të riu dhe disa kullave përreth?,- ka thënë Vokshi.

Më tej Vokshi ka thënë se Rama, Veliaj dhe Kumbaro duhet të hetohen dhe dënohen për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

?Kryeministri, Ministrja e Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, duhet të hetohen dhe dënohen jo vetëm për ?shpërdorim detyre?, por edhe për veprime të dyshuara korruptive, ku prokuroria duhet të dokumentojë motivet ekstraligjore që shtyjnë Kryeministrin, Ministren e Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, që të shkelin ligjin për llogari të përfitimit të një subjekti privat?./CNA.al

Lajmet e fundit nga