LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shijojeni të dielën por më parë mësoni këto fakte interesante që nuk i dinit më parë për këtë ditë

10 Qershor 2018, 11:03, Lifestyle CNA
Shijojeni të dielën por më parë mësoni këto fakte

Mendoni se e diela është dita kur ngriheni vonë mëngjeseve dhe nuk do t?ju duhet të përgatiteni për në punë? Jeni të sigurt se rituali i të dielave konsiston në mëngjese familjare dhe udhëtime? Epo, nuk është vetëm kaq! Ka disa fakte interesante lidhur me të dielën që me shumë mundësi nuk i keni konsideruar ndonjëherë as edhe t?i mendoni.

Origjina e kësaj fjale vjen prej astrologjisë egjiptiane, në të cilën ditët emërtohen sipas planetëve. Prej këtij momenti, fjala ?sunday? u importua nga fjalori romak. Ndërkohë që në ditët e sotme, fakti që kristianët kryejnë aktivitete të rëndësishme fetare ditëve të diela është krijuar një opinion i përgjithshëm që dita e diel mbart një kuptim fetar, por në të vërtetë, sipas historisë, nuk është kështu.

Edhe pse mund të duket se e diela është një ditë pushimi nga çdo eveniment, në fakt në shumicën e vendeve të botës, finalet çdo kategorie të sportit shënohen për të dielën.  Megjithatë, studiuesi Robert Chingen thotë se në fakt finalet sportive lihen të dielën për të fituar vëmendjen maksimale të audiencës, jo sepse ndonjë filozofi apo besëtytni fshihet pas skaj.

Duke qenë se shumica e institucioneve dhe shërbimeve janë të mbyllura ditën e diel, kjo e fundit është konsideruar si dita më e keqe për të pasur një emergjencë. Një vend që e vërteton këtë është Nigeria, e cila të dielën pasdite mbyll të gjitha institucionet publike. Gjithashtu ditën e diel ka më pak policë dhe persona që janë të autorizuar për sigurinë e qytetit, çka e bën dyfish më të vështirë një rast emergjence.

Izraeli, Irani, Bangladeshi janë disa nga vendet që nuk e njohin pushimin e ditës së diel. Për punonjësit që kanë turnin e tyre të punës edhe ditën e diel, asnjë pagë shtesë nuk është e planifikuar pasi kjo ditë konsiderohet njësoj si 6 ditët e tjera të javës.

Sipas një studimi të kryer nga Online MBA, mund të jetë ironike por në fakt është e vërtetë se ka një shtim të konsiderueshëm përdoruesish të faqeve me material seksual në internet pikërisht ditën e diel. Sipas studimit, kjo shpjegohet kryesisht me faktin se e diela është për relaks dhe vetëkënaqësi, si dhe sigurisht ka më tepër kohë të lirë se ditët e tjera.

Lajmet e fundit nga