LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Profesori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Një tragji-komedi e tillë s'është vënë kurrë në skenë

10 Qershor 2018, 14:14, Aktualitet CNA
Profesori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Një tragji-komedi e

Profesroi i njohur, analisti Agron Gjekmarkaj, me anë të një analize bërë për të përditshmen “Panorama”, ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Duke komentua projektligjin e propozuar, i cili parashikon që toka shtetërore t’i jepet privatit për ndërtim, në mënyrë që edhe shteti të përfitojë nga ajo, shkruan se kjo është një tragji-komedi që kurrë nuk është vënë më parë në skenë, dhe që synon që Tetari Kombëtar të shembet për ndërtimin e kullave.

“Sot doli lajmi i një projktligji që sanksionon dhunën dhe grabitjen publike. Ky projektligj i fal tokën shtetërore privatëve për të ndërtuar kulla dhe shembur Teatrin Kombëtar. Ky është një krim. Kjo është dhunë. Ky është një provokim shoqëror. Një tragjedikomedi e tillë nuk është vënë kurrë në atë skenë. Në oborrin e tij po luhet ajo.”, – shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.

Sipas tij, “Edi Rama nuk ka fuqi ta mbajë mbi vete këtë. Ai do ta ndajë këtë përgjegjësi të turpshme me parlamentin duke i bërë të gjithë, bashkëfajtorë!

Mirela Kumbaro e cila me cdo kusht do të rrotullohet mbi atë karrige ministrore sëbashku me Erjon Velinë përgatitën këtë projktligj që i saldon ata në krah të interesave të Edi Ramës dhe i vendos si askend tjeter kundër artistëve, njerëzve të kultures e kujdo që respekton dicka nga tradita e këtij vendi.”

Ai e akuzon ministren e Kulturës si personi që nuk ka mbrojtur asnjëherë interesin e njerëzve që duhet të administrojë e për këtë ajo do të kujtohet gjatë.

Më tej ai shprehet se, “Edi Rames i intereson nomadizmi, një vend pa kujtesë, pa kritikë që ti sundojë më lehtë shqiptarët”, pos sipas tij kjo nuk duhet të ndodhë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga