LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pazari Rama-Basha/ Kryeministri shpërblen deputetët e PD-së

10 Qershor 2018, 09:02, Aktualitet CNA
Pazari Rama-Basha/ Kryeministri shpërblen deputetët e PD-së

Edhe pse ka një ligj ku emërimet duhet të bëhen në bazë të meritës, në administratën shtetërore ligjin e bëjnë bashkëshortët, fëmijët dhe të afërmit e ministrave, deputetëve dhe të politikanëve.

Nga një kërkim i bërë nga gazeta ?SOT? lidhur me punësimin e familjarëve të 140 deputetëve shqiptarë, ka rezultuar se 29 prej tyre, fëmijët, bashkëshortët, por dhe të afërm të tjerë i kanë punësuar në Ministri dhe drejtori të ndryshme rajonale apo qendrore.

Ky studim i ?SOT? është bazuar mbi deklarimet e pasurisë nga deputetët pranë ILDKPI-së gjatë vitit 2017 dhe ajo që vihet re është se administrata sot dominohet nga 3 partitë kryesore politike, PD, PS dhe LSI.

Por ajo që bie në sy është se demokratët ndonëse kanë 5 vite që kanë ikur nga pushteti, 10 deputetë të PD familjarët e tyre i kanë me poste të ndryshme në institucione të njohura shtetërore.

CNA.al gjithmon ka denoncuar se marrëveshja e 18 majit vazhdon dhe Rama e Basha vijojnë pazaret mes tyre.

Kjo mund të jetë një ndër mënyrat që Rama ka zgjedhur të shpërblejë deputetët e Bashës.

Më poshtë mund të gjeni emërimet e familjarëve të deputetëve të PD, PS dhe LSI.

Emërimet në PD

Ish-ministri Bardh Spahia ka punësuar bashkëshorten në Arkivin Qendror të Shtetit.

Deputetja Dhurata Çupi ka punësuar bashkëshortin në Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshortja e tij ka qenë këshilltare e zv/kryeministres gjatë kohës së qeverisë teknike, pas paktit Rama-Basha.

Deputetja Grida Duma ka deklaruar se bashkëshorti i saj është këshilltar në Ministrinë e Jashtme.

Hekuran Haxholli është shprehur se bashkëshortja e tij ka qenë specialiste në Presidencë.

Deputeti Nard Ndoka ka deklaruar se gruaja e tij është këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë.

Nuk mbetet jashtë as ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, sot deputet i PD, Xhemal Gjunkshi, pasi bashkëshortja e tij është në Bashkinë e Tiranës.

Emërimet e PS

Bashkëshortja e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit është te Shkolla e Administratës Publike.

Ismet Beqiraj ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshortja është punonjëse e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, ndërsa vajza specialiste pranë Postës Shqiptare.

Luan Duzha e ka bashkëshorten punonjëse te dega e Doganës Elbasan, ndërsa bashkëshortja e Musa Ulqinit është pjesë e Bankës së Shqipërisë. Bashkëshortja e Nuri Belbës është punonjëse në Postën Shqiptare Librazhd, ndërsa Pjerin Ndreu e ka pasur këshilltare pranë Ministrisë së Integrimit.

Rakip Suli ka deklaruar po ashtu se djali është specialist në KESH, bashkëshortja e djalit specialiste te ALIUZNI dhe djali tjetër specialist në Drejtorinë e Pastrimit të Parave.

Ndërsa vajza e Sadri Abazit është punonjëse në Drejtorinë e Koordinimit të Investimeve të Huaja në Bashkinë e Tiranës.

Emërimet e LSI

Shezai Rrokaj ka deklaruar se bashkëshortja është shefe finance te Drejtoria e Markave dhe Patentave, djali anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në UKT Tiranë dhe vajza punonjëse në AKEP.

Ndërsa Klajda Gjosha ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka punuar si Këshilltar Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual, por është larguar në shtator 2017.

Ajo që bie në sy është se emrat e politikanëve dominojnë administratën. Ndërkohë që elementi tjetër është se PD dhe LSI sulmojnë dhe shajnë socialistë, por të afërmit e tyre punojnë krah ministrave të Ramës.

Lajmet e fundit nga