LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krim në familje/ Burri qëllon me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve

10 Qershor 2018, 16:26, Aktualitet CNA
Krim në familje/ Burri qëllon me thikë bashkëshorten në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku krimi vijon të jetë prezent në familjet shqiptare.

Mediet italiane bëjnë me dije se, një shqiptar 48-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka plagosur me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij 28-vjeçare në qytetin e Piacencës në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në sy të dy fëmijëve te çiftit, pas një sherri mes tyre, ku burri ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar gruan e tij. Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas britmave që kanë dëgjuar.

Mësohet se shqiptarja 28-vjeçare ka marrë plagë të shumta në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po kurohet në spital, ndërsa është arrestuar autori 48-vjeçar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga