LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artistët kundër shembjes së Teatrit/ Ndrenika: Rama si Erdogan - Kabashi: Është koha e maskarenjve (Video)

10 Qershor 2018, 20:15, Aktualitet CNA
Artistët kundër shembjes së Teatrit/ Ndrenika: Rama si Erdogan -

Pas zbulimit të një projekt ligji, që i hapte rrugën shembjes se Teatrit Kombëtar, artistët janë mbledhur për të protestuar tek godina e këtij institucioni.

?Sot ishte një gjë shumë e papritur. Nuk marr vesh se çfarë ndodh? Kemi qenë tek presidenti i republikës dhe na ka dhënë plotësisht të drejtë. Kemi qenë edhe tek kryetari i Kuvendit, i cili na ka dhënë të drejtë. Edhe opozita është me ne. Jam i bindur që ka shumë në PS që janë me ne, por nuk flasin se kanë edhe ata hallet e tyre. Këtu u bë puna si tek ajo puna tek ?Tre muskutjerët?. Kardinali më vete dhe këta të Mbretit më vete.

Nuk ka lezet kjo punë, në vitin 2018. Unë i them edhe Prokurorisë ta shohë këtë punë. Pse ta marrë ajo firma ?Fusha? sepse ka edhe firma ?Kodra? shpk. Çfarë janë këto preferenca? Në radhë të parë të vjen keq që nuk kanë përfillur komunitetin teatror, përveç presidentit. Kryeministria në ka përbuzur. Jo kështu në gjëra arbitrare se këto punë kështu vetëm Erdogan i bën?- tha Robert Ndrenika.

Ndërsa aktori Mirush Kabashi, fjalën e tij e ka përcjellë me anë të një poezie të Ali Asllanit.

?Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë të tonat, janë të shqiptarëve?, ishte kjo një nga vargjet e recituara nga Kabashi.

Ndërkohë aktori Arben Derhemi paralajmëroi se të gjithë artistët bashkë mund të shkojnë në grevë urie dhe se Teatri mund të shembet vetëm duke kaluar në trupat e tyre.

?Kam përshtypjen që jeni shumë të butë. Nuk ka më vend për të qenë njerëzorë, nuk ka më vend për të qenë ne njerëzit që marrim përsipër të shkojmë të bisedojmë, jemi ne që të duhet marrim në dorë fatet e këtij teatri, ne dhe të gjithë qytetarët. Ky teatër nuk do të shembet! O kryeministër që të gënjen mendja që je dikushi, që mund të bësh ç?të duash me teatrin. Të gjithë bashkë ne do shkojmë në grevë urie. Vetëm mbi trupat tanë do e shembni. Dhe nuk e kujtoj ku janë aktorët e tjerë. Ça ju ka ngelur më t?ju bëjë drejtori juaj? Ça ju ka ngelur më t?ju bëjë kryeministri juaj? Ore njerëz a jeni në vete apo nuk jeni? Deri ku do shkojmë ore? Do na përdhunojnë ndonjë ditë more!! Nuk ka më vend për tolerancë, e vetmja rrugë është lufta. Tashmë merrni hunjtë shokë dhe ky teatër do mbrohet me gjak, do apo nuk do firma, apo nuk do kryeministri?- tha Derhemi.

Lajmet e fundit nga