LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demaskohet turi i llogaridhënies/ Rama “del zbuluar” në Fier

9 Qershor 2018, 16:25, Aktualitet CNA
Demaskohet turi i llogaridhënies/ Rama “del zbuluar” në

Kryeministri Rama në vijim të të ashtuquajturit turi i llogaridhënies publike, është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Por në vend të dhënies llogari para qytetarëve, Rama ka preferuar të zhvillojë një fushatë elektorale, duke bërë premtime zgjedhore.

E gjithë fjala e kryeministrit më shumë sesa llogaridhënie publike siç e quan ai, ishte fjalim i një fushate elektorale.

Kreu i qeverisë nga Apollonia, prezantoi projektet e reja për qarkun e Fierit.

Rama tha se programi i punësimit mbetej pikë kyçe e detyrimeve të qeverisë në këtë qark. Kreu i qeverisë premtoi përfundimin e rrugës së Semanit për të kthyer vëmendjen nga plazhi i pashfrytëzuar si dhe njoftoi përfundimin e bypass-it të Fierit për sezonin e ardhshëm veror.

Ai gjithashtu tregoi projektet për rafinerinë e naftës apo programin e 100 fshatrave pasi sipas tij turizmi është motori i ekonomisë për vendin tonë.

Ndërsa në lidhje me By-pass-in e Fierit Rama tha se kjo është një çështje e cila do të marrë zgjidhje brenda këtij viti.

?Bypassi i Fierit është bërë stres i madh për të gjithë ata që jetojnë në këtë zonë por edhe për turistët e shumtë. Ky do të jetë viti i fundit të këtij stresi, se prishëm kontratat me kompanitë ekzistuese pasi nuk paguanin njëri-tjetrin. Në shtator nisim e nuk e ndalim më punën përpara sezonit tjetër turistik.?

Lajmet e fundit nga