Connect with Us

Vrasja në Tiranë/ Zbardhen të tjera detaje

Kronika

Vrasja në Tiranë/ Zbardhen të tjera detaje

Publikuar

-

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Mësohet se një i ri ka qëlluar me armë zjarri një vajzë, ndërsa më pas ka qëlluar veten.

Në fillim dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se kishte dy të vdekur, por burimet konfirmojnë se djali është dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Kamerat e sigurisë nga vendi i ngjarjes tregojnë se vrasja ishte e planifikuar, pasi djali disa minuta që e priste vajzën, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xhafer Mata 31 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xhuljeta Çuni 19 vjece, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Artan Hoxhës/ Çfarë pritet të ndodhë në Lushnjë?

Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

FNSH vijon kontrollet në të gjithë vendin/ Ngrihen postblloqe në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Forcat e FNSH dhe ato të rendit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin ndaj mjeteve luksoze.

Mësohet se në hyrje të Shkodrës janë ngritur postblloqe për kontrollin e automjeteve pa dokumentacionin përkatës dhe kontrolle ndaj personave të shpallur në kërkim.

Ende nuk ka të dhëna mbi rezultatet e deritanishme, ndërkaq, kujtojmë që nga kontrollet e 48 orëve të fundit në Tirana, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Berat e Fier, etj janë bllokuar dhe janë shoqëruar 134 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i shumfishtë/ Përplasen katër makina në autostradën Tiranë-Durrës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Durrës, afër Mezezës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër makina. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti masiv, ndërkaq, në autostradë është krijuar trafik i rënduar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

OLF “rrethon” Durrësin/ Sekuestrohen 5 makina lukzose

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme aksionin në rrugët e Durrësit ku po kontrollojnë makinat e luksit.

Gjatë orëve të fundit mësohet se janë kontrolluar mbi 200 automjete, ndërsa 5 prej tyre janë sekuestruar.

Grupet e kontrollit janë vendosur edhe në qytetin e Vorës ku në shënjestër janë makinat e prodhimit të fundit.

LEXO EDHE:  Si u kap ish-pronari i universitetit “Kristal”/ Zbardhen të tjera detaje

LEXO EDHE:  Kalvari i rrugës Tiranë-Elbasan/ Kompania ndërtuese hidhet në gjyq

Ndaj pronarëve kërkohet sqarimi i të ardhurave me të cilat e ka blerë mjetin dhe origjinën e parave ndërsa në rast se nuk arrihet të justifikohet, i sekuestrohet mjeti deri në mbyllje të hetimeve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE