LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas motorin/ 2 persona me urgjencë në spital

8 Qershor 2018, 20:22, Aktualitet CNA
Makina përplas motorin/ 2 persona me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar sot në fshatin Voskopojë të Korçës, ku një makinë ka përplasur një motor, në të cilin po udhëtonin 2 persona.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motor, dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin mjekimin e duhur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Korçë

Informacion paraprak.

Më datë 08.06.2018, jemi njoftuar se në fshatin Voskopojë, një automjet tip “Benz” me targa AA 909 BH me drejtues shtetasin M.B, rreth 34 vjeç, banues në Voskopojë, është përplasur me një motoçikletë tip “Suzuki” me targa AE 939 me drejtues shtetasin I.D, rreth 32 vjeç dhe pasagjer shtetasin K.H, rreth 32 vjeç, të dy banues në Korçë.

Për pasojë kanë marrë dëmtime këta të fundit, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

Lajmet e fundit nga