Connect with Us

I dënuar me katër vite burg në Itali/ Arrestohet në Elbasan i shumëkërkuari

Kronika

I dënuar me katër vite burg në Itali/ Arrestohet në Elbasan i shumëkërkuari

Publikuar

-

Policia në Elbasan ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për vjedhje.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. R, 40 vjeç, banues në Peqin.

Ndalimi i tij është bërë pasi, Gjykata Perdonone Itali, me vendimin Nr.134/2018CO, e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, “Vjedhja” parashikuar nga nenet 624, 61, 99, 81, të Kodit Penal Italian.

LEXO EDHE:  “Vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje”/ Arrestohet në Rinas egjiptiani i rrezikshëm

Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në Itali.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përgjimet i nxorën zbuluar/ Gjykata jep vendimin për shit-blerësit e votave

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Sipas Abc neës. Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

LEXO EDHE:  Sherr me armë në Durrës/ Parandalohet tragjedia
LEXO EDHE:  “Vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje”/ Arrestohet në Rinas egjiptiani i rrezikshëm

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Pilotët e vdekjes shuajnë një familje”/ Gazetari bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Përplasen tre automjete në autostradë/ Merr flakë njëri prej tyre

Gazetari Arsen Rusta ka reaguar me tone mjaft të forta sot, pas aksidentit tragjik në Vlorë, i cili i mori jetën katër anëtarëve të një familje.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari i drejton një mesazh mjaft të fortë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa kërkon që të ashpërsohet ligji, duke i cilësuar vrasjet nga aksidentet si “vrasje me dashje”.

Gazetari Rusta thekson se nëse “Policia e Shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë”.

Po ashtu, ai shkruan se nëse nuk ka një reflektim nga politika, atëherë këta të fundit po bëjnë biznes me vdekjen.

Vrasje me dashje!!!!

Por shteti hesht! Deputetet propozimin e ligjit të ish ministrit Saimir Tahiri e refuzuan.

Pilotët e vdekjes shuajnë një familje.

Hape rrugën se do kaloj unë laci.

O ti gjak prishur nga droga e alkooli, si mundesh të vrasësh dy fëmijë e prindrit e tyre se do të shfrysh epshet e shpejtësisë.

Po ata që tolerojnë këto krime!!!

Nëse policia e shtetit nuk kalon me planin B të ndëshkimit ekstrem këta xhama zinjtë do marrin para kë ti dalë.

E mendoni pak??? Fëmijët që i terrorizojnë lacat rrugëve.

Dështuat dhe dështuam!!! Makina e familjes është goditur nga pas dhe vdiqën.

Ndërsa të rinjtë e shpejtësisë po trajtohen me kujdes në salla spitalore dhe me kushte.

A ju dhimbsen ata fëmijë dhe ajo familje e pafaj!!!

Nëse PO, urgjent edhe 1 javë sa është parlament. Kthejeni në vrasje dhe dënim kapital. Shiheni pastaj rezultatin

Nëse Jo, ju bëni biznes me vdekjen.”-shkruan Arsen Rusta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Vlorë/ Zbulohen emrat e viktimave, mes tyre dhe fëmijë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik, që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Sipas policisë, viktimat janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Ndërkohë, po marrin mjekim në spital tre persona të tjerë që po udhëtonin me mjetin  “Audi” , Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi. Këta të fundit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Thirrjet antishqiptare/ Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kaçifas
LEXO EDHE:  Thirrjet antishqiptare/ Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kaçifas

Vijojnë veprimet nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Thellohet bilanci i viktimave në Vlorë/ Aksidenti shuan një familje të tërë

LEXO TE PLOTE