LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazsjellësi “TAP” në Fier/ Rama jep lajmin e mirë

8 Qershor 2018, 10:39, Aktualitet CNA
Gazsjellësi “TAP” në Fier/ Rama jep lajmin e mirë

Nga Fieri, ku ishte i pranishëm sot në qytetin e Fierit për projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ky stacion që do të jetë gati për vitin 2020.

Sipas kreu të qeverisë, ky projekt do të sjellë përfitime të vazhdueshme. Kreu i qeverisë konstatoi se të gjitha 70% e fuqisë punëtore në këtë projekt është vendase janë vendas.

?Ky stacion që do të jetë gati për vitin 2020 pritet gjatë këtij viti të ketë më shumë se 250 punonjës,? u shpreh Rama.

Ndër të tjera, ai theksoi se projekti do të vazhdojë të prodhojë përfitime të vazhdueshme, ndërsa shtoi se Shqipëria ka qënë suprizë në lidhje me palën investuese.

?Pala që investon e ka thënë që Shqipëria ka qenë një surprizë pasi nuk ka pasur asnjë lloj pengese nga pikëpamja proceduriale. Angazhimi në projekte të tilla nëse është i mirë konstruktuar mund të sjellë  pengesa duke garantuar shpejtësi e cilësi. Projekti nuk ka shënuar asnjë vonesë, është tërësisht brenda axhendës së paracaktuar. Ky stacion që do të jetë gati për vitin 2020 pritet gjatë këtij viti të ketë më shumë se 250 punonjës. Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve, pasi të gjithë ata të përfshirë në këtë operacion. Falë negociatave që janë kryer nga ministri Gjiknuri është arritur që brenda kontratës të ketë një program investimesh sociale e mjedisore. Ka një sërë komunitetesh të ndërhyrjeve të bëra.?-tha kreu i ekzekutivit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga