LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Hajdarmataj në krye të Krimeve të Rënda/ Marku “tallet” me mikeshën e saj?

7 Qershor 2018, 15:00, Aktualitet CNA
Foto-Hajdarmataj në krye të Krimeve të Rënda/ Marku

Zyrtarisht Besim Hajdarmataj është kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda?

Të paktën nëse i referohemi faqes së Prokurorisë së Përgjithshme, Hajdarmataj rezulton ende në detyrë.

Nëse një qytetar kërkon informacion në faqen e Prokurorisë së Përgjithshme, ai do të keqinformohet dhe as do ta ketë idenë se kush është Donika Prela.

Kjo e fundit u emërua me 9 maj 2018 nga Arta Marku, si kryeprokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në vend të  Hajdarmatajt.

?Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku?, njoftoi Prokuroria e Përgjithshme pas shkarkimit të Hajdarmatajt.

Për  shkarkimin e tij, nuk është dhënë ndonjë motivacion, por të gjitha gjasat tregojnë se vendimin për shkarkimin e Hajdarmatajt  ka qenë i shpejtë sa hap dhe mbyll sytë dhe procedura ka përfunduar me prezantimin e drejtueses së re të Krimeve të Rënda Donika Prela./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga