Connect with Us

EFJ, rezolutë për hetimin e vrasjes dhe zhdukjes së gazetarëve në Kosovë

Aktualitet

EFJ, rezolutë për hetimin e vrasjes dhe zhdukjes së gazetarëve në Kosovë

Publikuar

-

Federata Evropiane e Gazetarëve miratoi të enjten në takimin vjetor në Lisbonë, një rezolutë me të cilën bën thirrje për hetimin e vrasjes dhe zhdukjes së gazetarëve në Kosovë dhe që çështja e tyre të trajtohet edhe nga Gjykata e Posaçme për krime lufte.

Rezoluta që është përkrahur nga të gjitha asociacionet, përfshirë edhe të Kosovës e Serbisë, synon ngritjen e vetëdijesimit tek organet përgjegjëse në Kosovë që zbardhja e fatit të gazetarëve të jetë përparësi e punës.

Në një bisedë për “Zërin e Amerikës”, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Petrit Çollaku, tha se me këtë rezolutë kërkohet që të fillohen hetime të vazhdueshme dhe që të ketë një përfundim në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë dhe familjarët e gazetarëve të gjejnë një qetësi shpirtërore dhe të ndjehen që është vendosur drejtësia në vend.

“Janë disa pika aty që bashkërisht me disa asociacione tjera kemi kërkuar që këto raste të mos mbesin në harresë dhe Prokuroria në Prishtinë të jetë më efikase dhe shpresojmë që do të vihen para drejtësisë autorët e këtyre krimeve”, tha ai.

LEXO EDHE:  Ndëshkimi i vrasësve të 21 Janarit dhe dënimi i pushtetarëve të korruptuar çel dyert e integrimit për Shqipërinë

Në rezolutë kërkohet që edhe Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë të shqyrtojë rastet e gazetarëve të vrarë e të zhdukur.

Çollaku thotë se bashkëpunimi me kolegët serbë është duke shkuar mirë ndërsa vë në pah edhe bashkëpunimin e dy prokurorive të Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e këtyre rasteve.

“Fokusi më i madh duhet të jetë tek Prokuroria e Kosovës por nuk ka asgjë të keqe nëse edhe Prokuroria e Serbisë bashkëpunon me atë të Kosovës për të ndriçuar këto raste. Të shohim sa janë të gatshëm, se çfarë informatash kanë dhe a kanë diçka që mund të kontribuojë në zbardhjen e këtyre rasteve”, tha zoti Çollaku.

Organizatat e gazetarëve thonë se janë 14 gazetarë të vrarë e të zhdukur që nga viti 1998 kur ka filluar lufta në Kosovë e deri në vitin 2005. Në mesin e këtyre gazetarëve të vrarë janë shtatë gazetarë shqiptarë dhe shtatë gazetarë serb.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Jeton e vishet si i moshuar/ Kush është 20-vjeçari kosovar

LEXO EDHE:  Zyrtarja e Gjykatës punëson vajzën pa konkurs

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  Zyrtarja e Gjykatës punëson vajzën pa konkurs

LEXO EDHE:  Ndëshkimi i vrasësve të 21 Janarit dhe dënimi i pushtetarëve të korruptuar çel dyert e integrimit për Shqipërinë

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: