LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë i Bashës/ Si ndërhyri Fatmir Xhafaj në Itali për të mbrojtur vëllain trafikant

7 Qershor 2018, 19:22, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë i Bashës/ Si ndërhyri Fatmir Xhafaj në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar me sulmet ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar heroine dhe kokaine.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha u shpreh se, “Xhafaj kur ka qenë anëtar i qeverisë në vitet 2002-2005 ka keqinformuar italianët, madje më rëndë se kaq, duke u përfshirë drejtpërdrejt, për të krijuar rrethana ligjore false dhe lehtësuese, për të mos lejuar të kryente dënimin”.

Sipas tij, “Të gjithë anëtarët e tjerë të bandës, kanë pasur fat ndryshe, përveç Agron Xhafajt”.

Basha tha se, ndërhyrja e Xhafajt pranë Italisë, ka bërë që të mos vinte asnjë kërkesë lidhur me Agron Xhafajn. /CNA.al

Lajmet e fundit nga