LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audio-përgjimi/ Basha e di përgjigjen që do të vijë nga laboratori i Romës

7 Qershor 2018, 15:49, Aktualitet CNA
Audio-përgjimi/ Basha e di përgjigjen që do të vijë nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për mediet, nga ku ka vijuar me sulmet ndaj qeverisë ?Rama 2?.

Sipas kryedemokratit Basha, Rama është bërë njësh me krimin dhe ka vënë nën kontroll drejtësinë, ndërsa shprehet se ai së bashku me Kryeprokuroren dhe Ministrin e Brendshëm, do të shpallin audio-përgjimin si jo autentik.

?Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, me ndihmën e Arta Markut dhe Donika Prelës, kanë paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:

–          audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

–          zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;

–          trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh ose portokallesh;

–          trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;

–          Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës.?, – tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke I paraprirë përgjigjes zyrtare të analizave në Romë të Audio-përgjimit.

 

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha

Përpjekja për të zhurmuar çështjen më të rëndësishme të ditës dhe denoncimin e opozitës për skenarin kriminal të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës për të përcaktuar rezultatin final të hetimit për të korruptuar procesin e ekspertimit të porositur nga Edi rama për t?i ngjasuar konkluzioneve të shpallura nga Surreli 24 orë pas publikimit të hetimit gazetaresk, tregojnë ankthin dhe panikun që ka kapur Edi Ramën dhe fatmir Xhafën.

Dua fare shkurtimisht duke qenë se zhurmuesit ia arritën qëllimit për të pamundësuar denoncimin me fakte dhe argumenta në të gjitha ekranet, t?i kthehem disa prej çështjeve kryesore që shpalosa si edhe t?ju informoj për zhytjen totale në këtë skenar kriminal të manipulimit tashmë jo thjeshtë të Fatmir Xhafës, por tashmë edhe të Edi Ramës.

Skenari nuk mund të zhvillohej pa kryer fillimisht disa veprime urgjente.

Së pari largimin me urgjencë dhe në fshehtësi të Agron Xhafajt.

Largimi i tij që është vepër e Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Arta Markut, pa guxuar që ta marrin në pyetje prokurorët, si trafikant të denoncuar droge.

Pa e nxjerrë me zë dhe figurë, pa lejuar madje asnjë prej mediave ta intervistojnë, pa e ballafaquar me dëshmitë dhe dëshmitarët e çështjes të bëra publike, është jo vetëm një vetëdenoncim, por edhe një provë e rëndë e këtij skenari kriminal.

Pas kësaj prokuroria ka pranuar në fshehtësi dhe ilegalitet ?mostrat? e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, ndonëse ligji kërkon që ekspertiza për regjistrimet të kryhet në të njëjtat kushte me të njëjtat pajisje, siç është bërë regjistrimi fillestar.

Së treti prokuroria Rama-Xhafa-Marku, vuri në dispozicion të Agron Xhafës, në mes të natës, prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët natyrisht nuk guxuan të zbatonin ligjin, nuk guxuan të kërkonin asnjë provë, që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

Së katërti, në një rekord të pathyer në të paktën këto 30 viteve, brenda natës së 15 majit 2018, Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku, regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për kallëzim të rremë, hodhi shortin për caktimin e prokurorit, prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare, prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal, jo kundër Agron Xhafajt, por kundër denoncuesve të Agron Xhafajt, prokurori vendos brenda 24 orëve të kryejë veprime hetimore duke administruar dëshminë e Agron Xhafajt, vendosi të marrë në pyetje, jo Agron Xhafajn por dëshmitarin X, Albert Veliun, ende pa u bërë publik identiteti i tij, për publikun, për median, por sigurisht i bërë publik për Edi Ramën, për Fatmir Xhafën dhe për Arta Markun e vartësit e saj nga Agron Geron Xhafaj.

Prapë brenda 24 orëve, prokurori vendosi të kryejë një veprim tjetër hetimor që ishte vendimi për ekspertizën, prokurori vendosi të caktojë ekspertët, prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit të marra në kushte deri më sot të panjohura.

Prokurori vendosi brenda 24 orëve, transferimin e çështjes për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të gjitha këto veprime u kryen brenda 24 orëve për një arsye të vetme, sepse skenari kriminal i hartuar nga Fatmir Xhafaj dhe i aprovuar nga Edi Rama, parashikonte që të nesërmen e 16 majit, Agron Xhafaj do të nisej me urgjencë dhe në fshehtësi jashtë Shqipërisë.

Aty ku askush nuk e merr dot në pyetje, as prokuroria, as policia gjyqsore e aq më pak mediat e gazetarët.

Pas kësaj, prokuroria Rama-Xhafaj-Marku, transferoi materialet e gatshme, të parafabrikuara nga prokuroria e Tiranës tek prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila vetëm pasi u siguruan se avioni i Agron Xhafajt ishte nisur për në Itali, vendosi të regjistronte procedimin ndaj tij për trafik droge më 17 maj.

Katër ditë pas publikimit të materialit audio të gazetarit investigativ dhe dëshmitarit X.

Pas kësaj prokuroria Rama-xhafa-Marku, nuk ndërmorën kurrë veprimet hetimore për të zbardhur të vërtetën e 24 orëve, por u përfshinë në një fushatë shantazhimi të dëshmitarëve, të gazetarëve, të denoncuesve.

Dërguan për ekspertim materialet e caktuara nga Edi Rama dhe të dorëzuara të gatshme nga Agron Xhafaj.

Dërguan për ekspertizë materialet e çështjes atje ku e urdhëroi Edi Rama duke mos guxuar vetë prokuroria të zgjidhte se ku duhej kryer ekspertiza, duke mos përdorur preçedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

Prokuroria nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt dhe qelizat telefonike të tij, të cilat përcaktojnë nëse Albert Veliu, dëshmitari X dhe Agron Geron Xhafaj, kanë komunikuar, apo jo së bashku dhe se kanë qenë apo jo në të njëjtin vendodhje ditën dhe orën e realizimit ambiental të hetimit gazetaresk.

Kjo do të mjaftonte e do të tepronte.

Për të qartësuar se ky audio-përgjim ka dy protagonist, Albert Veliun që e pranon me zë dhe figurë dhe Agron Xhafajn, të fhsehur me urgjencë dhe me urdhër direkt nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria nuk nisi kurrë hetimin pasuror ndaj Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt edhe pse e ka këtë detyrim të shkruar të zezë mbi të bardhë nga Ligji Antimafia.

Prokuroria nuk hetoi kurrë mbrojtjen shtetërore që Ministri I Brendshëm fatmir Xhafaj, i ka ofruar veprimtarisë kriminale të të vëllait trafikant droge dhe përfshirjen e Policisë së Shtetit në lehtësimin e veprimtarisë së tij kriminale.

Tanimë të gjithë e kemi të qartë se përse janë ndërmarrë këto veprime nga Prokuroria.

Tanimë shqiptarët dhe partnerët tanë e kanë të qartë se prioriteti numër një dhe detyra e vetme e Edi Ramës është mbrojtja me çdo kusht e me çdo çmim e Agron Xhafajt.

Kjo është në fakt edhe fija e perit që e mban ende në këmbë Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe këtë kupolë qeveritare të lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar dhe me trafikun e drogës.

Sot dua të denoncoj përpara gjithë shqiptarëve faktin se me këto veprime dhe të tjera, prokuoria është vetëdemanskuar për rezultatin e hetimit.

Hetimet nuk po kryhen sipas ligjit nga prokurorët, por drejtohen personalisht nga Fatmir Xhafaj dhe mbrojtjen e mbështetjen e Edi Ramës.

Ndaj për ne opozitën, shqiptarët dhe partnerët tanë, është e qartë se pa u larguar Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, nuk do të ketë hetim të paanshëm dhe të plotë ndaj vëllait të tij trafikant droge.

Nuk do të ketë hetim ndaj vetë Fatmir Xhafajt për favorizimin dhe paprekshmërinë që i ka siguruar vëllait të tij trafikant droge.

Nuk mund të ketë hetim pasuror për vëllezërit Xhafaj për Fatmirin dhe Agronin siç e kërkon Ligji Antimafia.

Çka vetë Fatmiri ia pranoi gazetarëve.

Nuk do të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës si një ndër kriteret kryesore që Shqipëria duhet të përmbushte për hapjen e negociatave sa kohë që vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, është drejtues i një prej grupeve më të fuqishme kriminale ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, me ndihmën e Arta Markut dhe Donika Prelës, kanë paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:

–          audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

–          zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;

–          trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh ose portokallesh;

–          trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;

–          Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës.

Këtë skenar kriminal të Edi Ramës e kemi lajmëruar dhe bërë transparent për shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë që ditën e parë ku denoncuam skandalin e klanit mafioz Xhafaj.

Është ekzaktësisht i njëjti skenar që u aplikua edhe për mbrojtjen shtetërore me urdhër të Edi Ramës të klanit tjetër mafioz Tahiri-Habilaj.

Njësoj si atëherë edhe në këtë skenar kriminal Edi Rama nuk i ka bërë llogaritë siç duhet. E paralajmërojmë sot atë dhe Fatmir Xhafajn se skenari kriminal, për shkatërrimin e provave, për kërcënimin e dëshmitarëve, për falsifikimin dhe manipulimin e materialeve hetimore, duke përfshirë ekspertizën e audio-përgjimit të gazetarit investigativ dhe dëshmitarit X, vetëm sa do t?i zhysë thellë e më thellë në gropën që ka gërmuar vetë.

Rama, Xhafa, dhe çdo zyrtar i lartë që është përfshirë në këtë skenar kriminal, do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe para shqiptarëve deri më një.

E vërteta është përpara çdo shqiptari, është para syve të Botës, dhe nuk fshihet dot më.

Do dështojë me turp tentativa për manipulimin, tjetërsimin, shkatërrimin e provave.

Do të dështojë me turp tentativa për ta mbuluar me propagandë, me analistë të blerë me paratë e drogës, me sajimin e të pavërtetave, dhe me veprime të paligjshme, kriminale të policisë Xhafa apo prokurorisë Rama-Marku.

Tashmë është e qartë se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe kupola e tyre, nuk përfaqësojnë më shqiptarët, nuk punojnë më për interesat e qytetarëve, por janë nga mëngjesi deri në darkë, intensivisht në përfaqësim dhe në mbrojtje të një grushti trafikantësh që po bien e do të bien njëri pas tjetrit në rrjetë.

Në rrjetë do të bien edhe peshqit e mëdhenj. Edi Rama dhe fatmir Xhafa të cilët janë të zhytur kokë e këmbë në këtë skenar manipulimi.

Ky nuk është kërcënim, ky është paralajmërim për të vërtetë, e cila nuk do të mund të mbulohet dot nga asnjë skenar kriminal, por do të dalë në shesh nën dritën e diellit ashtu siç është.

Falemnderit!

Lajmet e fundit nga