LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Korçë/ 40-vjeçarja me urgjencë drejt spitalit  

7 Qershor 2018, 06:29, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Korçë/ 40-vjeçarja me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”.

Policia bën të ditur se është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.

E plagosura është transportuar për në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasja e dëmtuar është M.M, 40 vjeçe, banuese në fshatin Alarup, e cila do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga