LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta masive për të rrëzuar qeverinë?/ Vasili tregon strategjinë e opozitës

6 Qershor 2018, 15:56, Aktualitet CNA
Protesta masive për të rrëzuar qeverinë?/ Vasili tregon

Kryetari i grupit parlamentar ë Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin News 24, ku ndër të tjera ka folur edhe për strategjinë e opozitës, në “luftën” ndaj qeverisë Rama.

Sipas Vasilit, deri në vendimin e BE për Shqipërinë në qershor, opozita ka vendosur të mos thërrasë një protestë masive, ndërsa theksoi se reagimi opozitar do të vijojë me të njëjtin intensitet.

?Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë e inkriminuar. Sot jemi në ditët më të këqija të një qeverie të zhbërë. Ndaj qytetarët reagojnë. Opozita është e vendosur të vijojë aksionin e saj me të njëjtin intensitet. Shqiptarët votuar të qeverisen nga pushteti, dhe jo nga portali, siç bën ky kryeministër?, u shpreh Vasili.

Më tej ka sulmuar ministrin Xhafaj për procedimin që policia po u bën të rinjve të FRPD dhe LRI të cilët prej ditësh protestojnë para Ministrisë së Brendshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga