LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma zbulon pse dështojnë protestat e Bashës

6 Qershor 2018, 18:55, Aktualitet CNA
Grida Duma zbulon pse dështojnë protestat e Bashës

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, është e ftuar në studion e emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi në televizionin ABC News, ku po diskutohet lidhur me temën “PS-PD në prag të vendimit për negociatat”.

Ndërsa ka komentuar aktualitetin politik në vend, Duma u ndal edhe tek protestat e opozitës, duke shfajësuar pjesëmarrjen e ulët dhe performancën e dobët të opozitës për të bërë bashkë sa më shumë qytetarë për kauzat e tyre.

Sipas saj, qytetarët janë në varfëri të thellë dhe një ndër arsyet se përse nuk vijnë në protesta është frika se do të identifikohen nga qeveria dhe do të ju hiqet ndihma ekonomike.

Në këtë formë, Grida Duma u mundua që të shfajësojë dështimin e Lulzim Bashës në protestat e fundit, ndërsa demokratët kanë vërtetuar dhe po vërtetojnë se ata nuk dalin në shesh me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, e cila ende nuk ka ftohur karrigen e pushtetit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga