LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asnjë shqiptar nuk është emëruar koordinator nacional

6 Qershor 2018, 13:43, Aktualitet CNA
Asnjë shqiptar nuk është emëruar koordinator nacional

Qeveria e Maqedonisë në disa faza ka emëruar koordinatorët nacional që merren me koordinimin e aktiviteteve qeveritare në fusha të caktuara. Përpos në zëvendës-koordinatori, deri tani nuk ka asnjë koordinator nacional nga radhët e kuadrove profesionale shqiptare, mëson INA.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë emëruar dy koordinatorë: Robert Allagjozovski ? koordinator nacional për kulturë dhe Goce Çakarovski ? koordinator për shëndetësi.

Koordinator për menaxhim me kufijt është Vladimir Pivovarov, i emëruar gjatë vitit të kaluar. Ndërsa i vetmi shqiptar i emëruar për zv/koordinator është Xheladin Ajvazi, në sferën për parandalimin e ekstremizmit dhe luftës kundër terrorizmit.

 

Lajmet e fundit nga