LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aferat me pronat dhe transfertat bankare/  Njëzet zyrtarë të lartë nën hetim

6 Qershor 2018, 08:01, Aktualitet CNA
Aferat me pronat dhe transfertat bankare/  Njëzet zyrtarë të

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dërguar para drejtësisë 20 zyrtarë të lartë gjatë vitit 2017 për fshehje, mosdeklarim pasurie ose deklarim të rremë.

Shumë shpejt pritet që kryetari i ILDKP, Shkëlqim Ganaj të raportojë para Komisionit të Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin që lamë pas dhe do zbardhë raportin e plotë.

Mësohet se nga kallëzimet që ka bërë ILDKP, Prokuroria e Tiranës dhe disa në rrethe kanë regjistruar procedim penal për plot 20 zyrtarë, ku bëjnë pjesë edhe emra deputetësh, kryebashkiakësh, gjyqtarësh dhe prokurorësh si edhe kryetarë të institucioneve të tjera.

Në të dhënat e siguruara bëhet edhe një ndarje e procedimeve penale të kryera për këta 20 zyrtarë sipas disa qyteteve.

Më konkretisht, numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e ka Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka regjistruar 9 procedime ose 45% të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Më tej vjen Prokuroria e Shkallës së Parë Durrës, e cila ka regjistruar 3 procedime penale ose 15% të procedimeve në shkallë vendi, e ndjekur nga Prokuroria e Shkallës së Parë Kukës, që regjistruar 2 procedime penale ose 10% të procedimeve në shkallë vendi, shkruan gazeta Sot.

Në fund qëndrojnë Prokuroritë e Shkallës së parë Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kurbin, Lezhë e Sarandë me nga një procedim penal ose 5% të procedimeve gjatë vitit 2017. ILDKP ka zbuluar parregullsi ose afera të kryera nga zyrtarët me pronat dhe transfertat bankare dhe për këtë arsye janë kryer edhe kallëzimet penale. Por, sipas burimeve të gazetës pranë prokurorisë, vetëm kallëzimet për 13 prej zyrtarëve të mësipërm kanë përfunduar në gjykata, ndërsa për 7 prej tyre janë pushuar hetimet.

 

Lajmet e fundit nga