LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet abuzimi/ Pagesë gjysmë milioni euro për punë të pakryera

5 Qershor 2018, 16:21, Aktualitet CNA
Zbulohet abuzimi/ Pagesë gjysmë milioni euro për punë

Pas një kontrolli në terren ekspertët e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë zbuluar se janë paguar rreth gjysmë milioni euro për kontratën ?Ndërtimi i rrugëve lokale në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Leposaviqit?.

Por nga kontrolli i ekspertëve auditues në terren është konstatuar se furnizimi me pajisje për filtrim të ujit dhe montimi i tyre në pishinë nuk ishte kryer fare, ndërkohë që organi mbikëqyrës kishte raportuar se të gjitha punët janë kryer për këtë projekt, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Sipas të cilës shkelje të mëdha ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2017 për Komunën e Leposaviqit.

Në këtë Komunë ZKA-ja ka hasur në shumë pagesa për obligimet kontraktuale të papërmbushura.

 Për kontratën “Ndërtimi i rrugëve lokale në qytet dhe në fshatrat e Leposaviqit?, sipas ZKA-së nga Thesari është bërë pagesë direkte në vlerë totale prej 495,785 eurosh, shkruan më tutje “Zeri”.

Në bazë të një letërkëmbimi nga Thesari, Komuna kishte konfirmuar se nuk i kishte shlyer detyrimet e veta ndaj kontraktuesit, pasi që nuk kishte siguruar fonde të mjaftueshme, raporton ndër të tjera “Zeri.Info”.

Lajmet e fundit nga