Connect with Us

Panik në rrugë/ Të shtëna armësh në drejtim të një makine

Aktualitet

Panik në rrugë/ Të shtëna armësh në drejtim të një makine

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 28-vjeçar që po udhëtonte me makinën e tij tip BMW, ka rënë pre e të shtënave me armë zjarri.

Nga të dhënat e para mësohet se shkëmbimi i zjarrit është bërë në drejtim të automjetit në pronësi të shtetasit me iniciale S.N. 28 vjeç.

Po ashtu është identifikuar autori i dyshuar i cili është shtetasi me inicialet E.B. 25 vjeç.

LEXO EDHE:  Aksion në portin e Durrësit/ Bllokohen pasaporta, karta identiteti dhe karta shëndeti të falsifikuara

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo. Po punohet për kapjen e autorit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama ka frikë të përballet”/ Basha: Çfarë bëre këto 8 vite

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se në këto 8 vite kreu i qeverisë nuk ka realizuar asnjë premtim.

Më tej, ai shtoi se Rama ka frikë të përballet me kundërshtarin sepse bilancet e tij janë zero.

“Çfarë bërë këto 8 vite, cilat premtime realizove këto 8 vite, është bilanci 0. Është pothuajse asgjë, ky bilanc e ka shtyrë Edi Ramën që të ofendojë.

Ftohet në debat cilësor, për të cilin e kam ftuar dhe ikën. Ka frikë përballjen me kundërshtarin. ne e kemi detyrim përballë qytetarëve, ka qeverisur 8 vite me radhë dhe ka 0 bilanc dhe unë që synoj që qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Nuk ka me çfarë të përballet, zgjidh fushën dhe premtimin që ka bërë këto 8 vite”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina merr përpara 4 këmbësorë, largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Mësohet se një automjet tip ‘Smart’ nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Livorno arrestohet pensionisti “Rambo”nga Durrësi

LEXO EDHE:  Manastirliu: Pediatria e re do të shërbejë edhe për trajtimin e pacientëve të vegjël me COVID

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grumbullimet për fushatë elektorale/ Denata Toçe jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj

Kandidatja për deputete e Bindjes Demokratike në qarkun e Korçës, Denata Toçe, ka shigjetuar partitë e vjetra politike, teksa ka folur për fushatat e tyre elektorale, ku grumbullohen njerëz pa maska dhe distancë sociale ndonëse vendi është në kohë pandemie.

Toçe tha për CNA.al se kjo është politikë babëzie dhe primitive, ndërsa vuri në dukje papërgjegjshmërinë e partive që synojnë të drejtojnë vendin.

Nëse ka papërgjegjshmëri kaq të madhe për të mbrojtur dhe kujdesur për jetën e tjetrit, duke thirrur tubime masive në këto kohë dramatike pandemie, si mund të premtosh një të ardhme kujdesi ndaj qytetarëve prej politikanëve që na drejtojnë ose që mund të na drejtojnë, pjesë e këtyre partive të mëdha? Kjo është politikë babëzie dhe primitive. Kjo nuk është politika e një vendi që aspiron për të qenë kandidat në vendet europiane. E çfarë ka ndyshuar prej viteve 90? Më vjen turp prej tyre dhe keq për qytetarët që pa dashur antuziazmohen dhe kapen në valën e turmës, për të brohoritur për parti si këto duke menduar se hallet e tyre u zgjidhën.

Në psikologjinë e edukimit të fëmijës, një nga sukseset e prindërimit është të vendosësh rregulla dhe t’i mbash ato. Fëmija fiton shumë siguri dhe rritet në besim dhe në marrëdhënie. Kështu do të duhet të jetë edhe marrëdhënia e politikanëve me popullin se ata i kanë zgjedhur për t’i shërbyer atyre. T’i drejtojë në rregulla dhe disiplinë për mbrojtjen e tyre. Por kur këta i shkelin të parët, për më tepër duke cënuar edhe jetën e individit, çfarë sigurie dhe besimi do të ndërtojnë? Mendoni se është menduar sadopak për mbrotjen e qytetarëve në këto grumbullime? Ndjehen kaq të pamposhtur sa mendojnë se s’ka “murtajë” që i ndalon. Vetëm një i pamend nuk ka frikë nga Ligji dhe nga Zoti!”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Aksion në portin e Durrësit/ Bllokohen pasaporta, karta identiteti dhe karta shëndeti të falsifikuara

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë një i moshuar në bregdetin e Durrësit/ Policia jep detaje

Në një prononcim për CNA.al, Toçe dha edhe një mesazh të fortë për qytetarët e Korçës në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Të dalin të votojnë dhe të marrin guxim të zgjedhin alternativën që u ngjason atyre. U bë kohë tashmë që thuajse gjysma e tyre e kanë braktisur votën, sepse ndjehen të tradhëtuar dhe pa shpresë. 30 vjet bëhen shumë shpejt 50 vjet për të vazhduar të kemi të njëjtat figura politike në skenë. Është koha të decentralizojmë pushtetet. Është koha të dalin të votojnë kandidatin që meritojnë. Mos kenë frikë të zgjedhin alternativën. Unë do të jem me ta që prej fillimit të kandidimit e deri në fund të mandatit dhe uroj të jem e denjë për votëbesimin e tyre”, theksoi kandidatja për deputete./ CNA.al

Kandidate për deputete në listat Bindjes Demokratike/ Rrëfehet Denata Toçe: Nuk kemi si qëllim numra mandatesh

“LSI drejt shkrirjes”/ Denata Toçe: Një kasë e tërë politikanësh po del jashtë loje

LEXO TE PLOTE