LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marijuanë në tavanin e furgonit/ Ja kujt i përkiste

5 Qershor 2018, 09:36, Aktualitet CNA
Marijuanë në tavanin e furgonit/ Ja kujt i përkiste

Në vijim të punës për goditjen e grupeve të trafikimit të lëndvë narkotike policia e greke ka gjetur dhe sekuestruar 21 pako me 210 kg 220 gramë marijuanë, të fshehura në tavanin e një furgoni, dhe 15 pako me 8 kg e 12 gramë heroine.

Mësohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte në pronësinë e një prej të arrestuarve më 28 maj, 50-vjeçarit grek, i cili u kapë me 31 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Kujtojmë këtu se prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria. /CNA.al

Lajmet e fundit nga