LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri në përgjim/ Së shpejti publikohen materiale kompromentuese

5 Qershor 2018, 13:45, Aktualitet CNA
Kryeministri në përgjim/ Së shpejti publikohen materiale

Duke komentuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mundësinë e shkuarje së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, analisti politik Sasho Ordanoski ka thënë se të njëjtat do të mbahen për 6 deri 8 muaj, njofton Portalb.mk.

Orandoski gjithashtu ka thënë se opozita maqedonase me siguri ka materiale që do t?i publikojë për kryeministrin e Maqedonisë aktual, Zoran Zaev.

?Pamë që PSP-së nuk iu është dorëzuar materiali tërësor nga përgjimet. Presim që shumë shpejtë, atë në vjeshtë, dikush të tentojë të publikojë biseda komprometuese të qeverisë aktuale. Jam i sigurt se opozita ka mijëra biseda që do t?i vendos në funksion për diskreditim të kryeministrit Zaev, dhe të afërmve të tij?, tha Ordanoski.

Për mundësinë e shkuarjes së Maqedonisë në zgjedhje parlamentare, kryetari i Qendrës për Liri ?Civil?, Xhabir Deralla ka thënë se është e paqartë për momentin. Ai ka porositur se është e patjetërsueshme fillimisht të profesionalizohet Këshilli Shtetëror Zgjedhor, të pastrohet lista zgjedhore dhe të ndryshohet modeli zgjedhor, d.m.th Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore ? që të kemi zgjedhje demokratike, fer dhe të lira.

 

Lajmet e fundit nga