LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

5 Qershor 2018, 08:42, Aktualitet CNA
Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit/ Zbardhet vendimi i Gjykatës

Gjykata e Tiranës ka dërgyar çështjen në gjyq për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, duke e vlerësuar si të drejtë hetimin e Prokurorisë.

Roshi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penalë.

Nga verifikimi i Prokurorisë, Roshi ka rezultuar se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, Roshi nuk ishte vetë i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.  /CNA.al

Lajmet e fundit nga