Connect with Us

Bushati në Tokio: Japonia rol të shtuar në rajon

Aktualitet

Bushati në Tokio: Japonia rol të shtuar në rajon

Publikuar

-

Në kuadër të vizitës së tij në Tokio, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u takua sot me Ministrin për Punët e Jashtme të Japonisë, Taro Kono. Në deklaratën e përbashkët për shtyp që i parapriu takimit dypalësh, ministrat Bushati dhe Kono shprehën vlerësimin maksimal për ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve që nga vizita e parë e ministrit Bushati në Tokio më 2015-n, të cilat janë kurorëzuar me hapjen e Ambasadës japoneze në Tiranë në fillim të 2017-s. “Jam i lumtur të konstatoj rritje të interesit të kompanive japoneze për të investuar në Shqipëri – nënvizoi Ministri Kono. Kjo do të kontribuojë edhe në zhvillim lokal të vendit. Japonia është e gatshme të ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të reformave drejt anëtarësimit në BE, edhe në kuadër të Nismës së Ballkanit Perëndimor të lançuar nga Kryeministri japonez në fillim të këtij viti, gjatë turit të tij në Evropën Juglindore dhe Ballkan”.

Ministri Bushati, nga ana e tij e konsideroi çeljen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë, si shprehje të vullnetit politik të qeverisë japoneze për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ai falënderoi qeverinë japoneze për bashkëpunimin e deritanishëm, si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të vendit në 27 vitet e fundit nëpërmjet projekteve konkrete për zhvillimin e reformave shtet-ndërtuese dhe ekonomike. “Ka ardhur momenti – nënvizoi ministri Bushati – që marrëdhëniet ekonomike të zhvillohen në një stad të ri, ashtu si edhe ato në fushën e turizmit, edukimit dhe kontakteve mes njerëzve”. Në  vijim, duke u fokusuar tek Nisma e Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor, ministri Bushati theksoi se “Përmes kësaj Nisme, Japonia do të kontribuojë në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përfshirë Shqipërinë, duke pasur parasysh se ajo është partnere e NATO-s, ku ne jemi vend anëtar, por edhe i BE-së. Ekspertiza teknike japoneze është e vlefshme për të gjitha vendet e rajonit”.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Maqedoni në shtator mbledhje të përbashkët/ Ja ku dhe kur do të mbahet

Në vijim, dy ministrat shkëmbyen mendime rreth çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajonet respektive dhe kontekstin aktual të marrëdhënieve shumëpalëshe.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu një takim në Parlamentin e Japonisë, ku së bashku me delegacionin parlamentar u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe parlamentarë të tjerë, të cilët kanë luajtur një rol kyç në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim ishte një mundësi shumë e mirë për eksplorimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, turizmit, edukimit dhe shkencës.

Duke pasur në fokus thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze ne rajon, ministri Bushati zhvilloi takime edhe në Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme. JICA informoi ministrin Bushati mbi misionin që do të kryejë në Shqipëri gjatë javës së ardhshme, për identifikimin e projekteve të mundshme në kuadër të Nismës së Bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Shqipëri-Maqedoni në shtator mbledhje të përbashkët/ Ja ku dhe kur do të mbahet

LEXO EDHE:  Bushati takime në Çeki: Përforcim i marrëdhënieve dypalëshe



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE