LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet për KLD -në/ PS në dorë të LSI

4 Qershor 2018, 14:35, Aktualitet CNA
Ndryshimet për KLD -në/ PS në dorë të LSI

Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet, gjatë mbledhjes së sotme. Kjo për arsye se Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë kundër ndryshimeve ligjore që i japin fuqi Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Kryeprokurores se përkohshme Arta Marku për të emëruar gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.

Deputeti i LSI ?së, Nasip Naço, ka qenë tejet i ashpër, ndërsa i ëhstë drejtuar mazhorancës që mos ti përziejnë magjistratët e rinj me një pjesë të llumit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

 ?Mos i përzieni këta magjistratë me një pjesë të llumit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, do t?ju lutesha përsëri, ju lutem mos e përzieni.

Nëqoftëse dikush do të bëjë qokën e radhës e ka gabim që ngatërron reformën në drejtësi. Sepse ju doni t?ia çoni Këshillit të Lartë të Drejtësisë, po mo zotëri vendet vakante nuk i shpall KLD, dhe prej dy vjetësh e kam parë që nuk e shpall as Tiranën, as Durrësin dhe shpall vetëm Tropojën, për t?i thënë që do të vish në Tiranë, ke punë me mua, ndërtoji marrëdhëniet me mua që të të sjell në Tiranë?, është shprehur Naço.

Por, kreu i Komisionit Ulsi Manja ka thënë se do të procedohet në bazë të meritës së studentëve apo kandidatëve magjistratë.

?Gjithsesi le të mbetemi parimisht që do të ndiqet një parim i meritës së studentëve apo kandidatëve magjistratë në emërimin që do të bëjë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ky aktuali që është?, ka thënë Manja.

Për miratimin e ligjit që fuqizon KLD  dhe Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, nevojiten 84 vote.

Por, socialistët  nuk i kanë këto  votat, ndaj duket se janë të detyruar të ?zbuten?  dhe t?ia shtrijnë dorën LSI ?së, pasi PD nuk merr pjesë në komisione për shkak të çështjes Xhafaj.

E vetmja pikë për të cilën PS dhe LSI ranë dakord është që Shkolla e Magjistraturës të mund të pranojë deri në 50 studentë të rinj në muajin shtator./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga