LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli harron “Babalen”

4 Qershor 2018, 13:08, Aktualitet CNA
Luli harron “Babalen”

Albert Veliu, i ashtuquajturi ?Dëshmitari X?, në audio-përgjimin, për të cilin PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shfaqet duke bërë pazare droge, prej disa ditësh është arrestuar në Kosovë.

?Babalja? vijon të qëndrojë prapa hekurave në Kosovë, dhe ndërkohë nga ana e PD ende nuk ka asnjë reagim, asnjë qëndrim apo koment.

Albert Veliu, apo i quajturi ndryshe ?Babalja? ishte simbol i audio-përgjimit, por është harruar nga Partia Demokratike.

Denoncimet e njëpasnjëshme në drejtim të ministrit Xhafaj, në fillim u duken si një aksion opozitar i mirë-organizuar, ndoshta aksioni opozitar më serioz që kur Lulzim Basha ka marrë drejtimin e PD, por edhe ky mesa duket do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Në një kohë kur Basha harroi ?heroin? e tij të audio-përgjimit, ky aksion opozitar duket se do dështojë, njëlloj si dhe protesta e 26 majit. / CNA.al

Lajmet e fundit nga